Ka ndërruar jetë, luftëtari dhe eprori i UÇK-së, veprimtari dhe profesori i filozofisë, Rexhep Ahmeti

Azem Musliu: Legjenda e Shqiptarisë

(Kushtuar veprimtarit kombëtar, shkencëtarit e profesorit, Mr. sci. Rexhep Ahmetit, shokut tim të idealit)​

 

 

Dielli prap do lindë,​

e jeta prap do qeshë,​

Lisa të mëdhenj si ti,​

Jo, nuk shohim shpesh!​

Na mësove, na mbrojte,​

me ty përparuam.​

Me vepra atdheun,​

ne, gjithmonë ta duam!​

Robëria shekullore,​

na kish lënë terr shumë,​

por, me ty në ballë​

thyem terr e furtunë!​

Me pendë e me pushkë,​

asnjëherë s´u lodhe!​

Me shkencë e me art,​

dritë mbi popull hodhe!​

Komandant morali,​

UÇK-ja të ka!​

O, Rexhep Ahmeti!​

O, më i miri vëlla!​

Kush thotë, s´e ti vdiqe, ​

ai gabon shumë,​

Se veprat e Rexhës​

rrjedhin sikur lumë!​

S’ka rëndësi si ndihesh, aq,​

por,-si reflekton!​

Shpirti i madh i Rexhës​

në vepra gjallëron!​

Ca i mësuam ne,​

Ca brezat që vijnë,​

Shpirti i sakrificës,​

seç ta rritë lavdinë!​

Puna, vërtetësia,​

-ish, devizë e tija,​

-arma më e fortë, ​

është dituria!​

Kurrë nuk i durove, ​

pushtues e tradhëti,​

ndaj rreptë i dënove​

me armë e dituri!​

Pusht(etarët) të gjithë,​

të rinjë e të vjetër,​

halë në sy të kishin…,​

se, flisje të vërtetën!​

Gjithmonë me të Vërtetën,​

Shkencë e Politikën;​

Kapësit e shtetit, ​

fort ta kishin frikën!…​

Ndaj, ty të penguan,​

ditën edhe natën…!​

Por, hienat s´munden​

me luanin t´ maten?!​

Në çdo vështirësi,-thoshe,​

që na ofron jeta,​

gjithmonë shpëtimtare,​

është e vërteta!​

Kur kombi shqiptar,​

të bëjë Ribashkimin,​

ti, o Burrë i Kombit,​

do marrësh shpërblimin!​

Dielli prap, do lindë,​

e jeta prap do qeshë…​

Lumë si ti, o Rexho,​

Lindë, e kurrë nuk vdes!​

 

8 Dhjetor, 2019​

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …