leoni

Azem Zekaj: Ideja e themelimit të një Tribunali kundër UÇK-së është provokim antishqiptar

Ideja e themelimit të një Tribunali Ndërkombëtar për krime  lufte të kryera në Kosovë është provokim irritues për vendin  dhe  Popullin Shqiptar. Shqiptaret po përndiqen  poltikisht si në kohen e Jugosllavisë që  ndiqeshin veprimtaret e Çeëhtes Kombtare sot po përndjeken ish  komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se së shpejti do të miratohet një draftligj për gjykatën Evropiane, ku  do të formohet një gjykatë e pavarur nga organet e Kosovës, e më pas me  miratimin e disa Qeveritarve të Kosovës dhe Shqiprisë priten dhjetëra  arrestime në mbarë Kosovën, ku nuk do të kursehet asnjë parti politike  dhe goditjen më të madhe do ta pësoj Partia Demokratike e Kosovës.

Ky mision do t’i hap edhe disa dosje që deri më tani thuhet se paskan qenë të  harruara. Ata do të ndiqen për gjoja  për krime të luftës dhe  vrasje të pasluftës disa të apostrofuar.

Sipas mendimit tim, ky është një gabim pasi këto gjykime do të duhet  t’i kryente gjykata e vendit tonë, dhe jo një Gjykatë nderkombtare sepse  ne kete rast po bëhen përpjekje për ta kriminalizuar tërë  luftësn e Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës dhe për kete veprim askush s’po ben zë.

Qeveria me rezistencë do të duhej të kundërshtonte atë që do të ishte  goditje e rëndë për shtetin dhe jo të sillet sikur spo ndodh asgje. Egziston frika se institucionet e Kosovës do të lëshojnë pe dhe kjo i ka për bazë kompromiset e mëdha që i kanë bërë deri tash dhe me kete i  kan shaktuar deme te pa riparushme Luftës së shqiptarve për çlirim dhe  Liri Kombtare.

Krijimi i nje tribunali për te denuar krimet e nje ushtrie siq ishte  „Ushtria Clirimtare e Kosovës“ krahason UÇK-në me Luften Kriminale  Fashiste të Hitlerit dhe denon Ushtaret e UÇK-së dhe Komandantet e  UÇK-së siq u denuan Fashistet Gjerman ne Gjykimin e Nönbergut.

Rreth 12 mijë shqiptarë të Kosovës ishin viktima të dhunës  sistematike serbe të cilat nisën saktësisht me 1 janar 1998, duke mos  marrë fund madje edhe një javë pas 12 qershorit, që njihet si datë e  çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë të  njohura, si KFOR.

Më gjatë se 540 ditë forcat serbe, ushtarake, policore dhe  paramilitare kanë kryer çdo ditë vrasje të shqiptarëve, ky është një  prej argumenteve kryesore se në Kosovë jo vetëm që ka filluar lufta me 1 janar 1998, por se ajo nuk ka qenë një konflikt, por luftë e përcjellë  me gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve nga pushtuesi serb.

EULEX-i nuk ndëshkoi as shtatë serb për 12 mijë shqiptarët e vrarë Misioni për sundimin e ligjit në Kosovë EULEX-i derisa po i heton  krimet e luftës nga ana e shqiptarëve, të njëjtën gjë nuk po e bën edhe  me serbët. Deri më tani shumë nga shqiptarët janë hetuar e po hetohen  për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mirëpo, diçka e ngjashme nuk po ndodh edhe me serbët, të cilët kryen  krime masive, gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve, ndërsa nga misioni i UNMIK-ut dhe EULEX-i nuk janë ndëshkuar as shtatë serb për më shumë se

11 mijë shqiptarë të vrare, madje barbarisht.

 

Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës për ndihmë nga ana  Bashkimit Evropian një Tribunal ad hoc do të krijohet për të gjykuar  personat përgjegjës për krimet më serioze, të cilat janë kryer përgjatë  viteve 1998 – 2000, dhe të cilat ndërlidhen me Raportin 12462 të  Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 Janar 2011 të  Senatorit Raportues Dick Marty. [Emri i Tribunalit] (në tekstin e

mëtutjeshëm “Tribunali”) do të jetë i vendosur jashtë sistemit gjyqësor  të Kosovës dhe jashtë Kosovës në mënyrë që të sigurohet pavarësia,  procedimi i shpejt dhe i drejtë si dhe për ti dalë mbanë shqetësimeve të sigurisë, dhe do të funksionoj në përputhje me dispozitat e këtij  Statuti. Ai do të vazhdojë punën e bëre nga Task Forca Speciale Hetuese e EULEX-it (“SITF”).

PJESA E PARË – JURISDIKSIONI DHE LIGJI I APLIKUESHËM

Neni 1 Kompetencat e Tribunalit/Jurisdikcioni

1. Tribunal; do të jetë një gjykatë ad hoc e pavarur ndërkombëtare penale dhe nuk do te jetë pjesë e   Gjyqësorit apo sistemit gjyqësor te Kosovës.

 2. Tribunali dhe gjykatat në Kosovë do të kenë juridiksion  bashkë-ekzistues mbi personat fizik përgjegjës për krimet më serioze të  parapara në Nenet 3-7 të cilat:

 a. kanë ndodhë gjatë dhe pas periudhës se konfliktit të armatosur 1998-2000,

 b. kanë filluar ose janë kryer në Kosove, apo janë kryer nga ose kundër personave me shtetësi të   Kosovës/RFJ-së, dhe

 c. lidhen me Raportin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 Janar

 2011 të Senatorit Raportues Dick Marty.

 3. Në juridiksionin e tij, Tribunali do të ketë përparësi mbi gjykatat në Kosovë.   Në cilëndo fazë të procedurës, Tribunali ka të drejtë që formalisht të  kërkoj nga Prokurori i Shtetit apo nga cilado gjykatë në Kosove që ti  kaloj kompetencat tek Tribunali në përputhje me këtë Statut dhe me  Rregullat e Punës së Tribunalit dhe Provat. Prokurori i Shtetit apo  gjykata do ti kaloj Tribunalit çdo dhe të gjitha dosjet që i takojnë  rastit i cili bie nën juridiksionin e Tribunalit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …