Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Azemi: 140 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova pas liberalizimit të vizave

Kryetari i Sindikatës së Sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se 140 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova pas liberalizimit të vizave. “Ne kemi paralajmëruar si Sindikatë se mund të kemi rreth 150 mijë punëtorë që do të largohen, megjithatë nuk duhet të japim shifra. Por shifrën që e kemi dhënë për gjatë gjithë vitit, vetëm për një muaj kemi pasur ikje 140 mijë vetëm gjatë janarit. Ka përmirësim kushtesh, paga të mira të punëtorëve jo aq sa e meritojnë por ka lëvizje. Por më e rëndë është fakti se iu është imponuar, ka lëvizje edhe tek pagat. E kushtet nuk ka dilema aty, shembull në markete deri vonë ka qenë 250 euro tashmë kemi ngritje 350 megjithatë ka vende që s’e kanë këtë page” ka thënë krye sindikalisti i punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi. Ai ka shtuar më tutje se si Sindikata e po ashtu edhe bizneset janë të indinjuar se si qeveria nuk ka marr hapa me herët për të parandaluar këtë dukuri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …