Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Azemi: Deri në qershor e kanë lënë punën në sektorin privat mbi 65 mijë persona

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se  deri në qershor e kanë lënë punën në sektorin privat është mbi 65 mijë persona. Ai ka deklruar për “Ekonomia Online” se në vitin 2021 mbi 42 mijë përderisa në qershor të këtij viti ka kaluar numri mbi 65 mijë. “Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por megjithatë punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit. Lëvizjet e punëtorëve po bëhen ne gjithë botën dhe më tutje. Tek ne po ndodh sepse me një pagë 170 euro dhe mos ofrimi i kushteve adekuate dhe shumë çështje tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë. Punëtorët i kanë humbur synimet se do të bëhet mirë dhe orientimi i tyre është jashtë vendit për kushte më të mira” ka tërhequr vërejtjen kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …