Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka tërhequr vërejtjen se është e pamundur që 34 inspektor t’i monitorojnë 60 mijë kompani të ndërtimit. Ai ka kërkuar të rritet numri i inspektorëve që monitorojnë kompanitë e ndërtimit, pas rritjes së rasteve të vdekjes së punëtorëve në vendpunishte. “Punëtorët e sektorit privat të Kosovës e në veçanti për çështjen e sigurisë pjesë e fajit janë edhe qeveritë e më hershme sepse ne kemi qenë gjithherë aktivë dhe kemi kërkuar nga ta që të merren më seriozisht me këtë çështje. Unë mendoj që për ta monitoruar mirë këtë çështje minimumi i inspektoratit të punës në 200-250 inspektorë asnjëherë nuk do të mund ta kryejnë detyrën që duhet ta kryejnë”, ka th[në mes tjerash, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Sipas statistikave të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti në vendin e punës kanë vdekur 18 persona, ku pjesa më e madhe e rasteve kanë ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë, sipas tyre, këto janë shifrat më të larta që janë regjistruar në një periudhë shtatëmujore.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …