Azemi: Mbi 200 mijë punëtorë kanë braktisur Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka alarmuar se mbi 200 mijë punëtorë kanë braktisur Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ai ka shtuar më tutje se ky fenomen është veçanërisht i dukshëm në sektorët e ndërtimtarisë dhe të gastronomisë, ku ikja e punëtorëve është më e theksuar. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka saktësuar më tutje se statistikat e reja për numrin e punëtorëve që kanë braktisur Kosovën janë grumbulluar duke monitoruar flukset e tyre nëpërmjet aeroporteve dhe linjave të autobusëve. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka shtuar më tutje se numri i qyterarëve tonë që kanë braktisur Kosovën mund të jetë edhe më i madh dhe ka theksuar se mungesa e punëtorëve të kualifikuar po shkakton stagnim në shumë projekte madhore por pavarësisht këtyre pasojave negative, nuk po merret asnjë veprim për të ndaluar këtë trend të ikjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …