Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Azemi: Vitin e kaluar e kanë humbur vendin e punës mbi 50 mijë punëtorë të sektorit privat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka dekalruar se vitin e kaluar e kanë humbur vendin e punës mbi 50 mijë punëtorë të sektorit privat. Ndërsa duke folur për përcaktimin e pagës minimale, ai ka deklaruar për “Kosovapress” se paga minimale në kushte normale nuk guxon t’iu jepet punëtorëve, pasi që paga minimale në bazë të ligjeve të organizatës ndërkombëtare të punës që na obligon edhe neve, ajo guxon t’i jepet vetëm në kushtet të jashtëzakonshme të atij vendi, nëse ka ndonjë fatkeqësi natyrore që është e arsyeshme dhe nëse kompania shkon në falimentim, kompania ka të drejtë që ta jep pagën minimale, përndryshe në kushte normale nuk guxon me dhanë pagën minimale. “Qeveria e Kosovës më mirë ndoshta kishte me qenë mos me ndryshua fare sesa të del me një çmim 250 euro. Janë po të njëjtat kërkesa që kanë qenë edhe para qeverive të mëhershme” ka theksuar sindikalisti, Jusuf Azemi dhe ka theksuar se ata janë duke kërkuar nga Qeveria që paga minimale të jetë së paku 400 euro.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …