Sot në Bruksel mbahet konferenca e donatorëve për ta ndihmuar Shqipërinë pas dëmeve të tërmetit

Azerbajxhani ka ndarë 500 mijë euro për të stabilizuar gjendjen nga pasojat e tërmetit në Shqipëri

Kabineti i Ministrave të Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër “Për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që kanë vuajtur nga fatkeqësia që ndodhi në Shqipëri”, raporton ONA një nga mediat më të rëndësishme në Azerbajxhan. Kjo ministri ka ndarë paratë nga fondi Rezervë, për të ndihmuar vendin tonë për t’u rimëkëmbur pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit, ku si pasojë kanë humbur jetën 49 persona dhe kanë mbetur të plagosur qindra të tjerë. Shuma që pritet të ofrohet nga shteti azerbajxhanas është 500 mijë euro shifër kjo që do të përdoret për të stabilizuar gjendjen në të cilën ndodhen personat e prekur nga tërmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu e mbron Mimoza Kusari – Lilën, thotë se ajo nuk iu është bindur asnjë urdhëri të Listës Serbe

Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se emri i Albulena Haxhiut mbetet i propozuar për kryetare të …