Azgan Haklaj

Azgan Haklaj: Protesta – funeral e idhujve të rremë…!

Protesta  e thirrur nga Sali Berisha nuk ishte vetëm një deshtim por në tërësinë  e saj një vetdiskretitim.
Dje u pa qartë që “kryerithemeluesi” Berisha në fakt rezultoi haptas të jetë një kryemashtrues i kauzave te demokrateve, opozitareve dhe gjithë shqiptarëve.
 Radiografia e saktë e ketij tubimi ishte e paralajmëruar!
Presion rruge duke keqpërdorur disa demokratë ndaj Shteteve te Bashkuara të Amerikës për dizenjimin “non grata” si dhe kundër krijesës së brishtë të tyre por me rezultate sistematike kundër krimit e korrupsionit me emrin SPAK.
Oratorë që më shumë ngjanin si rapsodë popullor privince ishin zgjedhur të dobët e pa peshë politike që vemendjen ta pushtonin dy kriminelë të deshmuar të pluralizmit 30 vjeçar:
Sali Berisha e Ilir Meta.
Ujdisë tashmë të denoncuar Berisha-Rama për të ndaluar me ç’do kusht vrullin e organeve të reja anti-korrupsion qoftë dhe bashkim të paprinciptë vullnetesh e votash, dje i ra totalisht makiazhi.
Duket qartë se regjizori i këtij tubimi vetëasgjesues ishte Edi Rama.
Përkundër lejimit të ndonjë  shashke apo molotovi në dyert e kryeministrisë,Edi Rama ishte kujdesur që t’ju impononte edhe datën e protestës pasi ajo nuk kishte asnjë lloj domethënie përveç faktit të paralajmeruar në  protokoll se Rama ndërkohë do te ishte në Washington mes liderve botëror të NATO-s.
Pra Berisha dhe Meta mes rreshtash të dekriptuar dhe lehtësisht të lexueshëm me stilin e tyre përvers po ju thonin në fakt shqiptarëve se ky regjim autokratik e i kriminalizuar mund të tundet aq sa mund te tundet Aleanca-Euroatlantike!
Një gjest i ndyrë me truke dekurajuese siç shpeshherë ka operuar Sali Berisha.
Po aq pa sens ishte dhe “vokacioni” nacionalist e sovranist në gervalljet e dyshes Berisha-Meta sidomos për Kosovës kur dihen bëmat e Sali Berishes me thyrjen e embargos ndaj Serbisë, qendrimin armiqsor kundër UÇK-së e Rambujesë apo krushqinë e Ilir Metës me kompaninë ajrore”Air Serbia” fill pas luftës së përgjakshme të Kosovës!
E kush mund të jetë  ai kujtesë -shpëlarë të besojë atdhetarizmin e tyre kur jo vetëm suportuan por shndërruaan në kauzë politike e morale një kriminel anti-shqiptar, përfaqësues i qarqeve më të erreta panhelenike si Fredi Beleri?!
A ishin këta të dy “nacionalistë” që përshëndetën të parët Mickovskin pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut!
Ndërrimi i destinacionit në kulmin e tubimit drejt ndërtesës se bashkisë jo vetëm që e rrudhi atë në një tubim lokal por legjitimoi paprekshmërinë e Edi Ramës!
Një veprim infantin që i shkon shprehjes:
“Kur nuk mundemi të kapim pulën o burra ti turremi sorrës”.
Dhe laraska e zezë ishte Erion Veliaj.
Jo se ai nuk meriton protestë e ndëshkim por kjo kastë non gratash nuk ka moralin t’ja japë sepse vetë eshte damkosur e vulosur ndërkombtarisht per krim e korrupsion domethënës.
E për më tepër kur Erjon Velisë pasi i është  burgosur shpura e tij, i eshte hapur hetim penal personal e familjar nga SPAK, një dublim i tillë është thjeshtë dublim mediokër i kompetencave të një institucioni i cili me mbështetjen e SHBA-ve po shndërrohet në makth për kriminelët dhe te korruptuarit e establishmentit.
Fakti i “harresës” së ndrikullës kontinentale të korrupsionit Belinda Balluku nga Berisha, ndonëse zyrat e saj janë ngjitur me ato të Erion Veliajt deshmon qartë e pa ekuivok se ishte shpërblimi për intervenimin e saj energjik në Gjykaten e Apelit për grabitjen e vulës e simboleve të Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.
Përse kjo shurdhëri e indiferentizëm ndaj kancerit korruptiv të shekullit me emrin Balluku disa miliarda dollarësh në infrastrukturën tokësore, ajrore e navale të vendit pa përmendur skandalet energjetike kriminale në bashkepunim me kompanitë e Serbisë.
Pra konsipiracioni kundër demokratëve qendrestarë e Lulzim Bashës vazhdon ndonëse  janë ndërruar autorët e paguar të skenarit ndërkontinental pas burgosjes nga drejtësia amerikane të McGonigal.
Dikush të cilit militantizmi ja rrudh gjykimin mund të përkëdhelet me faktin se dyshja Berisha-Meta leshuan shumë akuza për Edi Ramën!
Po cilat akuza?
Ato që shtypi më reputativ i kontinentit dhe globit ka vite që i përsërit!
Kjo është farsë e papranueshme dhe lehtësisht e identifikueshme.
Regjimet nuk rrëzohen me repriza e retorika bajate, por me doktrinë e program të qartë politik,ekonomik e social e Sali Berisha nuk e ka dhe as e tenton një gjë të tillë.
Ai thjesht po luan aktin e fundit të komedisë duke imituar dhelprën që le peng bishtin për të shpëtuar trupin dhe lekurën.
Ky regjim nuk rrëzohet me megafon as molotovë, por me votë të lirë të garantuar por Sali Berisha këtë  e ka injoruar pasi që me dashje sabotoi e prishi komisionin zgjedhor duke pranuar sajesa sorrogato parlamentare si arnime për të fshehur prapanicën e ujdisë se tijë të bërë zhele me Edi Ramën.
Të shpresosh sot se pronari i izoluar i një bunkeri anti-amerikan në zemër të Europës EuroAtlantike mund të të sjellë në pushtet me e pakta është çmenduri.
Të besosh tek ai që jo vetëm e coptoi PD-në por e dhunoi e degradoi objektivin dhe vetë parimet më të qenësishme të ekzistencës së saj është marrëzi.
Ndaj është koha që vetë demokratët të braktisin “madhështinë” e marrëzisë së Sali Berishës.
E kjo duhet të ndodh me shpejtësi.
E për më tepër sot kur në ndihmë të demokratëve e shqiptareve janë SHBA-të dhe  institucionet e reja të drejtësisë që me prova të frikshme po demontojnë këta përbindësha të korrupsionit e krimit në kurriz të shqiptarëve duke mbjellur vetëm varfëri, mungesë shprese, pesimizëm e depopullim.
Besoj në zgjimin e maturitetin e demokratëv qendrestarë euroatlantikë dhe tek mazhoranca e shqiptarëve duke pasur si postulat thënien e të madhit Viktor Hygo:
“Se kur popujt zgjojnë inteligjencën e tyre vetëm atëherë ata do të jenë sovran”.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë

Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. …