Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi ka deklaruar se ajo që është e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se Kosova nuk shkon në këto bisedime që të dialogojë për njohje, por synon të arrijë një marrëveshje të përgjithshme me palën serbe, ku njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes. “Edhe vet z. Lajçak është i interesuar që të shpejtojë procesin e dialogut dhe mos harroni se ka pak diplomat në BE që gëzojnë respekt më shumë se Lajçak dhe jam i lumtur që pritjet e Lajçakut nga epilogu i dialogut janë të përafërta me tonat. Po ashtu nuk shohim dallime as në raport me Gabriel Eskobarin i cili është i kyçur drejtpërdrejtë në procesin e dialogut. Bislimi thotë se nuk ka pasur asnjë presion nga askush. “Ndryshe unë nuk nënshkruaj asnjë dokument që nuk është i drejtë për Kosovën. Madje s’kam as kompetenca të nënshkruaj sepse është kryeministri dhe Kuvendi që merren me këtë çështje ka thënë Bislimi, i njohur për deklarata kontroverse në komentimin e raporteve të tij me autoritete ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …