Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka mbajtur konferencë për media ku ka shprehur keqardhje për vonesën e shkaktuar nga Qeveria për adresimn e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ai tha se ky ligj që u ndryshua dhe u plotësua nga PDK është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe bizneset në këtë kohë pandemie.
” Sot me përkrahjen e Partisë Demokratike dhe me inkorporimin e propozimeve të PDK-së që faktikisht e kanë bërë substancën e këtij ligji kaloi Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe sot është një ditë e mirë për Kosovën. Partia Demokratike e Kosovës si parti opozitare përveç kritikave ka dalë dhe i ka bërë iniciativa ligjore shumë herët. Fatkeqësisht ato iniciativa ligjore nuk e kanë gjetë mbështetjen e partive tjera politike. Edhe pakoja emergjente nuk kish qenë e mundur të zbatohet pa rishikimin e buxhetit dhe duke e ditur që nuk ka bazë legale të zbatohet ne e kemi përkrahur edhe rishikim e buxhetit.”, ka thënë Hamza.
Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës bazuar situatën shëndetësore, ekonomike dhe politike të vendit ka bërë propozimin e katër amandamenteve për plotësimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe i ka harmonizuar ato me koalicionin qeverisës, në përkrahje të qytetarëve dhe bizneseve.
“Ligji të cilin sot e kemi nuk është ligj për votuesit e një subjekti politik ose një tjetri. Ky është ligj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është ligj për bizneset që afarojnë në Republikën e Kosovës. Jemi kësaj e opozitë e qeverisë, vazhdojmë të jemi opozitë e qeverisë, por nuk jemi opozitë e shtetit, jo e bizneseve, jo e qytetarëve. Ky ligj i përkrah të punësuarit në sektorin privat, përfitojnë mbi 50 mijë biznese si rezultat i granteve, përfitojnë dhjetra mijëra të punësuar në sektorin privat që kanë humbur vendet e punës nga pandemia, përfitojnë qytetarët e Kosovës me mjetet e tërhequra nga Trusti dhe qytetarët me bazë ekonomike më të ulët do të rimbursohen nga shteti, lënda e parë e prodhuar nuk do të ngarkohet me TVSH.”, ka thënë Hamza.
PDK falënderon të gjithë deputetët për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Urime qytetarëve të Kosovës.