Hasani

B. Hasani: Prokuroria ta hetojë vendimin e Kurtit për blerjen e rezervave shtetërore duke iu shmangur procedurave të prokurimit

Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani ka thënë se Prokuroria duhet të nis hetimet që nga vendimi i kryeministrit Kurti për blerjen e rezervave shtetërore duke iu shmangur procedurave të prokurimit. Për aq kohe sa kam punuar me ta, dy zyrtarët e Ministrisë që u arrestuan për “avullimin” e rezervave shtetërore, janë punëtorë të ndershëm. Në pranga do të duhej të ishin urdhërdhënësit, e jo zyrtarët e shkretë që kushedi se si janë detyruar të përfshihen në këtë aferë.  Prokuroria duhet të nis hetimet që nga vendimi i kryeministrit Kurti për blerjen e rezervave shtetërore duke iu shmangur procedurave të prokurimit, që duket se qenka bërë për t’ia lehtësuar punën mikut të tij, Ridvan Muharremi, e më pas edhe te Rozeta Hajdari. Duhen pranga më të mëdha. Qytetarët duhet ta dinë kush po ua han bukën e gojës tinëz e kush po ua djeg vajin.  ka shkruar, ish-ministri  Bajram Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …