Behxhet Shala

B. Shala: Nga bërthama e Vetëvendosjes ka mbetur një numër i disave që trajtohen raste sociale, ndërsa janë postuar mbetjet e stërmbetjet

Drejtori i KMLDNJ-së, Behxhet Shala duke folur lidhur me situatën aktuale në Vetëvendosje, në një shkrim autorial ka nënvizuat se “në zgjedhjet e fundit parlamentare Albin Kurti dhe LV-ja morën aq shumë pushtet e që nuk kishin mundësi ta mbushnin me resurse të kualifikuara, profesionalisht, politikisht e, më së paku kombëtarisht! Kjo i bie sikur aeroplanin luftarak, në vend që ta mbushni me kerozinë të pastër, e mbushni me  naftë të Rafinerisë së Ballshit ku raporti është 60 për qind ujë dhe 40 për qind naftë të varfëruar. Përjashtuar disa ministrave, shumë prej tyre janë katastrofë elementare, ambientale, politike, profesionale e për kombëtare as që e vë si kriter. Nga bërthama e dikurshme e LV-së, ka mbetur një numër i papërfillshëm që trajtohen si raste sociale ndërsa kanë ardhur mbetjet dhe stërmbetjet e atyre që në kohën më të vështirë për Albin Kurtin dhe LV-në, pa asnjë kriter dhe pa asnjë moral e kanë pushkatuar Albinin dhe LV-në, si lëvizje etnocentrike dhe nacionaliste! Këta i ka shpërblyer Albini duke i bërë ambasadorë, negociatorë, ministra, kryetarë bordesh dhe pozita tjera udhëheqëse. Kur Albin Kurti doli nga burgu i Pozharevcit, të gjitha rrugët ia hapi Adem Demaçi, Behxhet Shala, Shashivar Makolli, Muhamet Mavraj dhe shumë të tjerë. Sepse kemi besuar se Kosovës i duhet ndryshimi. Muhamet Mavraj, me gazetën “Epoka e re” i ka dhënë hapësirë Albin Kurtit në kohën kur asnjë medium nuk ka pasur guxim ta bëjë këtë, madje vetëm e kanë luftuar. Për këtë arsye Muhamet Mavraj e solli gazetën buzë falimentimit”.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …