Behxhet Shala

B. Shala: Të thuash se Haradinaj, Veseli, Limaj, Thaçi i kanë rënë në gjunjë Serbisë, është manipulim dhe një gënjeshtër që nuk kapërdihet

Drejtori i KMDLNJ-së,  Behxhet Shala në një shkrim autorial për “Epoka e Re” shkruan se: “Të thuash që Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Hashim Thaçi  dhe të tjerët i kanë rënë në gjunjë Serbisë, se janë dorëzuar para Vuçiqit dhe se e kanë tradhtuar Kosovën është manipulim i skajshëm dhe një gënjeshtër që nuk kapërdihet. Këtë e bëjnë kryesisht ata që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për këtë vend, madje familjarët apo edhe vetë ata kanë qenë në anën tjetër duke i shërbyer Vuçiqit, si zëdhënës i Sheshelit dhe Millosheviqit. Këta që i përmenda mund t’i kundërshtoni për periudhën e pasluftës por, nëse i akuzoni për tradhti kombëtare, atëherë seriozisht duhet të brengoseni për shëndetin tuaj. Shtrohet një pyetje e thjeshtë: ku ishit ju që me aq paturpësi i akuzoni për tradhti ata që u gjakosën, u plagosën, mbetën pa gjymtyrë, kurse shumë familjarë iu vranë dhe masakruan nga pikërisht këto forca të cilave sot, sipas juve, po iu nënshtrohen, duke iu rënë në gjunjë?! Ishit, së bashku me mua, në kampet kufitare në Jazhincë dhe Han të Elezit, në përpjekje për ta shpëtuar lëkurën dhe familjen. Po këta që aq paturpësisht po i sulmoni, a kishin lëkurë të vet dhe a kishin familje?! Pse lëkura jonë që ikëm me bisht ndër shalë qenka më e vlefshme se lëkura e tyre dhe pse familjet tona qenkan më të vlefshme dhe më të dashura se familjet e tyre? Zakonisht, frikacaku dhe i pabesi sulmon trimat dhe sakrifikuesit, është nevojë e kompensimit atë që nuk e ke apo shërim i kompleksit të inferioritetit. Përpjekja për ta devalvuar dikë në baza intelektuale është racizëm i vërtetë sepse jo të gjithë i kanë pasur baballarët dhe nënat  funksionarë dhe këlyshë të Titos dhe Millosheviqit ngaqë janë përcaktuar për një rrugë të sakrificës dhe të ndritshme e që do të duhej të ishte detyrim i të gjithëve që e duan lirinë… ( shkrimi i plotë në Analiza)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …