leoni

B. Tahiri: Kosova është lënë jashtë Këshillit të Evropës, pasi Qeveria-Kurti nuk e dërgoi në Kushtetuese themelimin e asociacionit

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme se nuk ka punuar sa duhet për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës. Ai në një konferencë për medie të dielën ka thënë se Qeveria Kurti është dashur të dokumentojë sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë dhe të kërkojë arrestimin e autorit të këtij sulmi MIlan Radojçiq, i cili vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.  Kosova ka mbetur jashtë agjendës në takimin e Këshillit të Ministrave më 17 maj 2024 pasi një pjesë e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës kërkuan që Kosova të hedhë hapa drejt themelimit të asociacionit. Kosova është lënë jashtë Këshillit të Evropës, për faktin që Qeveria-Kurti nuk e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese një draft statut të BE-së për themelimin e asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 …