Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari që është babai i Astrit Deharit, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga deputeti Haki Abazi lidhur me zhdukjen e mostrave nga Institutit Mjeko-Ligjor. Dehari për FrontOnline ka pyetur deputetin Abazi se pse ka heshtur deri më tani dhe pse po flet tani.“Rasti i mostrave ka ndodhur më 8 dhjetor 2022. Pyetini ata që tash ngritën pse kanë heshtur atëherë dhe pse duan të flasin tani për këtë rast.” – ka thënë ai. Dehari ai ka akuzuar Abazin se po e përdorë rastin e Astrit Deharit për arritjen e synimeve personale. “Nuk dua të lëshohem në rrafshin e atyre personave që rastin e Astritit dhe çdo rast tjetër e shfrytëzojnë për realizimin e synimeve personale.” – ka deklaruar ai. Ndryshe, deputeti i VV-së, Haki Abazi u shpreh sot në një konferenë për media se ekzistojnë video-inçizime që tregojnë dhe vërtetojnë se kush i kishte zhdukur mostrat e Deharit në Institutin Mjeko-Ligjor Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …