Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Adoleshenca e vonuar politike

Deklarata e Glauk Konjufcës se mosmarrëveshja me LDK në, na dërgon në zgjedhje të reja, në njërën anë tregojnë etjen e madhe për pushtet e në anën tjetër tendencën e ikjes nga përgjegjësitë në problemet me të cilat pritet të përballet vendi.

Një anekdotë popullore tregon se si një djalë i lazdruar, sapo e pa një të moshuar duke ecur rrugës, mori gurët dhe e goditi plakun në kurriz. Plaku u kthye e thirri fëmijën dhe ia dha ca para. Një ditë tjetër prapë i njëjti djalë i lazdruar doli në rrugë dhe takoi një të moshuar tjetër, e sikurse të parin e goditi me gurë duke menduar se do t’i japë para. Plaku u kthye, e zuri dhe e rrahu mirë! Djali si u largua pak tha: “Aii xhaxha, a nuk jep edhe t’i para sikur ai tjetri a?”. “Jo, unë ata që më godasin vetëm i godas!” ia ktheu plaku

Po e lidhi këtë anektodë shumë domethënëse për realitetin e sotëm shoqëror por që në një formë tjetër lidhet edhe me vet pozicionin politik në të cilin gjendet Kosova. Skena politike kosovare mendoj që ka nevojë që në rrugëtimin e saj të takohet me plakun e dytë për të nxjerrë racionalen politike dhe larguar nga demonizimet dhe kërkesat joracionale për kohën.

Orvatja në shoqëri por dhe në politikë për të bindur të tjerët se gjithçka mund të ngritet nga e para nuk tregon asgjë veç adoleshencës politike.

Dikush në shoqërinë kosovare por edhe vet politikën me veprimet tekanjoze po i paguajnë shpenzimet e të nesërmes duke qenë të vetëdijshëm se e kanë humbur të tashmen, pra po i bëjnë dëm edhe të nesërmes.

Ata duhet të hynë në fuqinë e të tashmes, realen, e cila të jep argumentin e kërkesës së faljes e që pastaj kjo ta bëjë të pafuqishme të kaluarën, e cila tregohet si pengesë e pajtimit dhe progresit.

Sot në Kosovë nuk është koha të krijojmë dhimbje për të tashmen, por të punojmë për të ardhmen me vizion të qartësuar. Mendjet dhe kapriçot egoiste, individuale apo edhe grupore e partiake kur udhëheqin në jetërat tona nuk do të na lënë të qetë veç intervaleve të shkurtra kohore nga përvetësimet dhe sukseset afatshkurtra. Kosova nuk guxon ta humbë të tashmen e krijuar pasi humbja e të sotmes të kthen gjithnjë në të djeshmen e koha është për të punuar për të nesërmen.

Shoqëria, por dhe politika tani duhet të jetë më e përgjegjshme dhe racionale që të mos takohet me plakun e dytë, i cili godet për të na disciplinuar dhe nxjerrë veprimet e arsyeshme. Duhet respektuar miqtë, duhet qenë mirënjohës ndaj atyre që na nxorrën nga bataku ku ishim, por edhe se ku kemi mundur të ishim. Duhet të jemi të sinqertë nga fjalët, porositë që japim për të qenë në koherencë me veprimet që bëjmë.

Shpirtmadhësia kërkohet nga kjo shoqëri për ta tejkaluar këtë gjendje, e cila padyshim që vie në përfundim racional të faljes se nuk dimë se ç’bëjmë, pasi ende janë në fazën e adoleshencës politike.

Deklarata e Glauk Konjufcës se mosmarrveshja me LDK-në në na dërgon në zgjedhje të reja, në njërën anë tregon etjen e madhe për pushtet e në anën tjetër tendencën e ikjes nga përgjegjësitë në problemet me të cilat pritet të përballet vendi.

Përçimi i mesazheve përmes politikës së simboleve nuk është risi në mënyrën e të bërit politik në VV. Nuk është më patriot nëse Kurti në zyrën e tij mban vetëm flamurin kombëtar. E rëndësishme është që fillimisht të krijojmë politika që flamuri i Serbisë të mos valojë në Shtërpc, Graçanicë, Prelluzhë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviç… Shumë herë VV me aktivistët e saj, përdhoste flamurin i cili simbolizon shtetin e Kosovës dhe e zëvëndësonte me ate kombëtar në qytetet tona, por asnjeher këtë aktivitet nuk e zhvilloi në vendbanimet e cekura dhe zëvendësuar flamurin e Serbisë. Mbase po presin që këtë akt ta bëjë dikush tjetër e më vonë të dalin në skenë, pasi më lehtë duket me zëvendësuar flamurin e Kosovës.

Fundja politikat e tillë e cila përçon mesazhe përmes simboleve dëshiron të dëshmojë një pozicion politik, të tezës se ende nuk është zgjedhur problemi me me shqiptarët e serbët në Ballkan.

Kjo tezë është e vjetër dhe epilogu i saj po ashtu ka qenë dhe është ndarja e Kosovës mes Serbisë e Shqipërisë. E gozhdonim presidentin Thaçi në idenë e reciprocitetit në shkëmbim të territorit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …