Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Aferat e ndyshme dhe reformat përmbajtësore të partive politike

Jetën politike në  Kosovë nuk e ngrisin në cilësi zëvendësimet, por mënyra e organizimit dhe funskionimit apo fraksionit brenda saj. Zëvendësmimet pa këtë kriter janë një formë e papërmbajtje që vetëm dëme mund t’i sjellin Kosovës duke përfshirë përqarje të reja madje edhe konflikte. Domosdoja e freskimeve, ndërrimeve e reformimeve në politikën e Kosovës, padyshim që është temë për të cilën flitet mbi e nën tavolinë, qoftë nga qytetarët e Kosovës apo edhe nga politikanët ndërkombëtarë, për të cilët thuhet se cysin individë të caktuar për t’i hyrë politikës, apo bërë veprime politike brenda partive.

Në Kosovë, tek partitë aktuale politike, ka mungesë të qartësive programore dhe identifikimeve koceptuale politike. Partitë më tepër mbështeten në individin e që për rrejedhojë edhe janë personifikuar nga ky shkak edhe kundërshtitë në mes të partive por edhe individëve brenda tyre, janë jo në baza programore por personale. Reagimi i tillë çfarë ishte i deputetes Derguti dhe mbështetësve të saj brenda Lëvizjes Vetëvendosje, është qëndrim për zëvendësime e jo reformë, që kanë për bazë dallimet konceptuale.

Në këtë reagim nuk shoh as dallimet rreth metodës së veprimit, duke ditur se ato kanë qenë të njohura shumë kohë para se të formohej Vetëvendosje. Të reagosh sot pas shumë vitesh bashkëjetese me to, vërtetë është hipokrizi e llojit apo argument sa për të thënë.

Vërtetët zëvendësimet në lidershipin politik të Kosovës, a  mund të ngrisin cilësinë e politikbërjes? Gjykuar sipas praktikës që ka rezultuar në këto vitet e pasluftës, zëvendësimet nuk ka sjellur asfarë ndryshimi në cilësinë e organizimeve politike, përkundrazi kanë qenë motive kryesore për ndarje e krijime të reja politike, pasi partitë tej mase konsiderohen të jenë të ndërtuara jashtë koncepteve programore.

Konsioderoj se edhe Vetëvendosje nuk mund të ikë nga ky skenar i ndarjes dhe se kur do të ndodhë është çështje kohe, para apo pas zgjedhjeve partiake. Do të kemi nga ky subjekt dy organizata të reja, e që njëra do të klarakterizohet më e afërt me konceptin e biznes-politikës.

Jetën politike në  Kosovë nuk e ngrisin në cilësi zëvendësimet, por mënyra e organizimit dhe funskionimit apo fraksionit brenda saj. Zëvendësmimet pa këtë kriter janë një formë e papërmbajtje që vetëm dëme mund t’i sjellin Kosovës duke përfshirë përqarje të reja madje edhe konflikte.

Zëvendësimet me emra të një grupi politik nga një grup tjetër i cili ndërtohet vetëm për inate të parit e jo që ka ndonjë alterantivë të re, nuk është zgjehdhja e duhur. Është e vërtetë që priviligjet e disave në politikë, kanë qenë tepër të mëdha, porse tendenca si ato të mirren e shfrytëzohen nga grupime tjera(jo të lihen) është më e rrezikshme se gjendja ekzistuese.

Mendoj se zëvendësimet në politikë mbi bazën e luftës për t’i marrë privilegjet që nuk do duhej të ishin nuk i sjellin asgjë të mirë Kosovës, qytetarëve të saj dhe jetës politike. Fraksioni në VV ka këtë synim e madje duke parë akterët dhe qëllimet e tyre politike shoh se ky grupim për veptimet e tyre është i shtyrë e joshur nga publicisti, Veton Surroi. Mendoj se jo larg në kohë do ta shohim Veton  Surroin të aktivizohet në jetën partiako-politike dhe mënyrën se si do të jetë ky angazhim brenda këtij grupi.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …