leoni

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Dalja nga rruga një kahe e politikës

 Të thuash se në Kosovë shërbimet dhe nderet janë më të rëndësishme sesa zbëatimi i rregullave të ligjit nuk ke thënë diçka të re e të jashtëzakonshme, pasi ajo dallon nga sjelljet rajonale. Se në çfarë mase janë të shtrira ato është e vështirë t’i parashikosh, porse që nuk ekzistojnë asnjëherë nuk mund të konkludosh. Është vështirë të pohosh për ekzistencën e KLEPTOKRACISË , sa e vështirë është ti mohosh elementet e saja. Shoqëria në Kosovë po mbyttet në debatin për ose kundër asaj pa ofruar rrugët për të arritur tek standardi i kërkuar që është baza e demokracisë, SUNDIMI I LIGJIT. Situatë të rëndë në këtë segment padyshim që paraqitet atëherë kur humbet besimi në sistemin gjyqësor e si duket shenjat e para vërehen.. Jetën politike nuk e ngrisin nëCILËSI ZËVENDËSIMET , POR MËNYRA E TË BËRIT POLITIKË, MËNYRA E ORGANIZIMIT DHE E FUNKSIONIMIT TË NJË PARTIE. Është e vërtetë që privilegjet e disave në politikë( në dy nivelet) kanë qenë tepër të mëdha, porse tendeca që ato të miren e shfrytëzohen nga individ a grupime tjera ( e jo të lihen) nuk paraqet risi ….. nuk dua që vargu I të zhgënjyerve të rritet .

LËKUNDJET ELEKTORALE APO IKJA NGA VOTA E KAUZËS

 ” Mik të ri gjen kudo, të vjetrin mos e haro” thotë një fjalë e urtë popullore. Thënia e tillë më së miri tregon për zhvillimet dhe qëndrueshmërinë elektorale të partive politike në Kosovë. LDK-ja e ka të njohur se çdo të thotë kur elektorati i saj i dalë nga vota e kauzës lëkundet… PDK-ja ka aritur ta ruaj embrionin e votës së qëllimit nga anëtarsia, të grupuar menjëher pas krijimit të saj. Viteve të fundit vërehet një zbehje apo fillim i rëniesë në gjumë i këtij elektorati dhe gjithsesi reflektimi do të jetë tejet ii madh dhe negativ nëse nuk ndërmiren masa në procesin e saj zgjedhor në atë masë sa ky elektorat të ndjehet i përfaqësuar( mungon tani) VV-ja do të ketë lëkundje elektorale pasi dhe ajo ka dal nga identiteti i saj, veqanërishtë kohën e fundit.

VULLNETI POLITIK I DËGJIMIT PËR T’U KUPTUAR

 Kur flet pozita, mungon dëgjimi për tu kuptuar nga opozita. Kur flet opozita , nuk dëgjohet nga pozita me synim për ta kuptuar dhe nuk e kam të qartë se cili është ” shpërblimi për vendin” nga ky pozicion. Në këtë mes ka KRIZË TË ARSYES. Mungesa e dëgjimit për t’u kuptuar, si duket është produkt i një zemrimi të mëherrshëm dhe se tejkalimi i tij po duket të jetë i vështirë. Të bërit politikë VESHUR ME PETKUN E ZEMRIMIT, ËSHTË E PAMUNDUR DHE TË TILLËT NË MENDJE DO TË JENË TË ROBËRUAR, APO JO TË LIRË. Zemërimi e Vajtimi nuk jan virtyte në politikë . Janë më shum tipare të fëmiut të sëmurë , i cili vazhdimisht qanë dhe përmes të qarit kërkon diçka për të realizuar. MENDOJ QË AKTUALISHT POLITIKA NË KOSOVË, E UDHËHEQUR NGA ZEMRIMI, I NGJASON KËTIJ FËMIU TË SËMURË E I CILI EDHE KUR SHEROHET VAZHDON TË QAJ E PËRMES TË QARIT VAZHDON TË KËRKOJ E KËRKOJ.

 ZGJEDHJET NË PDK

 Balancimi në përfaqësim të kësaj partije i tri shtyllave kryesore të saja do të jetë evident në këtë proces zgjedhor, pasi konsideroj që stërkeqja vie pikërisht nga debalanci i tyre. Mbizotrimi i njërës nga këto shtylla mbi të tjerat, veçanërisht mbi të parën, të cilën e përbënë anëtarsia e dalur si fryt i veprimtarëve për lirinë e vendit dhe devotshmërisë për t’i shërbyer atij me nder, e stërkeqëson punën e partisë Në Kosovë ka nevojë për ide politike rregullative e jo konfliktuale, njerëzit kanë nevojë të afrohen rreth tyre. Është koha qëKosova të ndryshojë që nga politika, media, shoqëria civile për të dhënë shembullin së pari para qytetarëve tanë e pastaj të tjerëve se me të vërtetë ia duam rritën Kosovës dhe nuk e lëndojmë atë nga inatet personale. Dikush mbase do e filloj kursin e tillë. Të shpresojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …