Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Diskursi NE dhe ATA – Populist dhe Revolucionar!

Diskursi për politikën e vjetër apo të re është sa populist po aq dhe revolucionar – tipik për të majtën ekstreme! Diskursi i tillë u dëshmua shekuj më parë se është i gabuar dhe se ai shpejt e çmonton demokracinë. Mbase ideatorët e sotëm të këtij diskursi janë të frymzuar nga literatura revolucionare e së majtës të shekullit të kaluar dhe kanë mbetur aty.

Ora u është ndalur në teoritë politike të viteve 1930 e tutje. Teori këto të cilat nxitën luftën e dytë botërore mbi maksimën NE dhe ATA. Në politikat e së majtës moderne socialdemokrate, ky diskurs moti është braktisur, ndërsa politikat e qëndrës a të djathtë ironizojnë me mendimet e tilla të tejkaluara moti. Nuk ka politikë të vjetër apo të re. Ka mendim të ri për mënyrën e qeverisjes apo për një çështje të caktuar e jo ndarje mbi maksimën ne jemi politika e re dhe ju jeni politika e vjetër. Logjika nga ky diskurs revolucionar na qon tek ideja se kancelarja Gjermane Merkel pasi ka qeverisur gjatë me vendin i takon mendësisë së politikës së vjetër dhe duhet përmbysur për t’i krijuar hapësirën politikës së re të së majtës ekstreme. Nga mendimi i tillë mbi politikën Joe Biden nuk do të duhej fare të garonte për president të SHBA-ve, pasi po i takojka politikës së vjetër.

Diskursi mbi ndarjen në politika e vjetër dhe e re ka elementin moralizues në politikë për t’i shërbyer mobilizimit të masës për përmbysje e revolucion. Konsiderohet si instrument i duhur për marrjen me çdo kusht të pushtetit, karakteristikë kjo e njohur në politikë nga vitet 1930 në Evropën e së majtës ekstreme. Cili ishte mendimi i ri në politikë në qeverisjen 100 ditëshe të këtyre ideatorëve politikë. Mbizotërim i plotë i mendimit e veprimit politik që në emër të çkapjes të kapet çdo gjë edhe pa respektu procedura. Me këtë mendim të “ri” ishte karantinimi selektiv, apo edhe keqpërdorimet në luftimin e pandemisë.

Mos vallë mendim i ri qenka shkelja e kushtetutës apo edhe shumë e shumë shkelje tjera??? Mendim i ri në politikë na qenkan sharjet, linçimet e atakimet për të gjithë ata të cilët nuk mendojnë si NE por si ATA. Në raport me politikat me ndërkombëtarët ka një diskurs i konsideruar si i “ri” dhe i cili dallon me të “vjetrin”. U ftohën marrëdhëniet me SHBA-në . Vërtet politika e mendimit të “ri” dhe atij të” vjetrit”, vetëm këtu dallon e në asnjë formë tjetër në këto 100 ditët e qeverisjes.

Konsideroj se ky diskurs i cili po tenton të lartësohet në kauzë populliste nuk paraqet asfarë mendimi të ri në politikë, madje mund të konsiderohet se është mendësia politike më e vjetra. Sot, vendit tonë në politikat e brendshme i duhet qartësim në vendosje të kufirit ndarës se ku mbaron politika e fillon kriminaliteti, dhe jo teoritë revolucionare të të menduarit politik.

“Kërcënimet” virtuale dhe gënjeshtra si standard i ri në politikën e Kosovës e instaluar nga diskursi politik NE dhe Ata , nga e majta ekstreme!

Politika në Kosovë po e prek fundin e pusit. Etja për pushtet e privilegje të imagjinuara e kanë bërë të humb natyrësinë e saj të ekzistencës. Një pjesë e kësaj politike, e cila me çdo kusht po dëshiron ta ruajë pushtetin nuk zgjedh mjete në këtë qëllim. Po tenton ta instalojë një mentalitet e standard të ri në politikë pa zgjedhur mjetet.

“Kërcënimet” virtuale, gënjeshtrat në deklarime publike, presionet dhe e drejta selektive si pronë e tyre e bëjnë të dëmshme për vetë ekzistencën e shtetit. Tendenca e tillë ka për objektiv destabilizimin e vendit dhe konfliktet brenda vetë shoqërisë dhe ikjen nga rregullat e lojës në demokraci. Shpresoj që shoqëria në vendit tonë është sa e emancipuar aq edhe racionale për mos ta pranuar këtë diskurs politik i cili po ka dëshirē të imponohet.

Diskursi i tillë i përcjellur me ” Demokracinë e Rrugës” na rikthen në vitin 1999 , tek Rezoluta 1244,si derivati nga ka dalur Marrëveshja e Rambujesë. Politika nëse pak e do vendin e braktis këtë diskurs, dhe i kthehet tavolinës së bisedës në arritjen e konsensusit primar, ndërsa për atë sekundar të mbajn dallimet programore.

Pres që PDK-ja , me veprimtarinë e saj të prijë me idetë e saja dhe nxjerr nga ky shtrat moçalor ku është duke u ndërtuar politika në Kosovë. Asgjë nuk është pushteti kur do na mungojë shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …