Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Do t’i dëshiroja vendit tim lider i cili nuk e njeh arrogancën e aq më pak prepotencën

Mos e kultivoni arrogancën dhe prepotencën. Ka mbaruar koha kur promovohet kultura politike se vetëm unë jam në rregull e të tjerët? Politika është kompromisë. Të tjerët kanë thënë e shkruar se:”Të gjithë ata që nuk provojnë të rinovojnë vetveten kur ka nevojë, janë të destinuar të fshihen nga skena politike. Ju për shumë çka jeni zbrapsur nga idetë e konceptet e juaja të deridjeshme. Pse këtë gjë nuk e bëni edhe në raportet me të tjerët në politikë.

Rivali Albin dhe ti militant,

Unë mendoj se vendit tonë i duhet një vizion për të ruajtur dhe mençuria për të përmirsuar, së bashku do ta bënin dijen politike të një burrë shteti. Ruajtja për të arriturat dhe mençuria e përmirsimit të tyre e bëjnë fushën e politikës. Ju nuk po ecni kësaj rruge, keni zgjedhur mohimin e të gjithave dhe e dëshironi një lloj prerje. Kjo nuk është politika, është çmontimi i demokracisë.

Duhet të jeni të sinqertë nga fjalët , porositë që i keni dhënë më parë , për të qenë në koherencë me veprimet politike të cilat i bëni sot.Së paku hipokrizinë mos na shitni si vlerë. Një porosi nga vogëlsia ime për ju: Ndryshimi nuk mund të bëhet me njerëz që i shërbejn maksimës kush, por me ata që i shërbejn maksimës si. Une sot nuk e shoh nga veprimet e juaja maksimën si , ndërsa ate se kush po dhe secilën ditë. Unë e di se akterët e rinj si imituesit e politikës së vjetër nuk e bëjnë ndryshimin si substancë, po paraqiteni si kopje apo si juniorët e angazhuar në tendencën për veshje bukur të idesë lakuriqe. Vërtetë me arrogancë e popullizëm po mundoheni me veshur bukur idenë lakuriqe.

Rivali Albin e i dashuri militant,

Thonë se të bërit politikë me çekiç e me kosë është ngulfatje ose prerje. Ju këtë kulturë politike po e zhvilloni ose ngulfatje ose prerje. Ky model nuk është kultivim i bindjes është korruptim i idesë. Ju lutem mos i keqëdrejtoni energjitë njerëzore nëpër rrugët e gabuara politike.

Një gjë e kam të qartë se vendit tonë si pasojë e mosveprimit politike të duhura në kohën e duhur iu la një elefant të cilin duhet ta usheqejë. Ju me politikën arrogante e grindavece ( brenda dhe jashtë) dhe nga mosgadishmëria e dëgjimit për t’u kuptuar me të tjerët, ja që nuk do të arrini që elefantin ta çoni diku tjetër, por do t’ia bëni edhe një vëlla, motër apo grua.

Rivali politik dhe ti militant:

Kosova në aktualitetin politik nuk ka kohë për korrigjime. Po e presim vetëm edhe një thënie: Nuk na dëgjuat dje, paguani sot. Dhe, pastaj ne merremi me pasojat në vend se sot ta luftojmë shkakun.Në këtë rast mençuria politike nuk i vendos kufij dijes, pasi shtegun po e bën gardh. Ju qoftë si kryeministër në detyrë, apo si lider i LVV-së, duhet të tregoni zotësi për t’i kthyer problemet në zgjidhje, e jo zgjidhjet në probleme.

Pse e gjithë kjo politikë e moralit të dyfishtë? Pse atje ku nuk dëshironi të shkoni, dialogoni e koordinoheni, deklaroni se primare e keni betejen ndaj pandemisë, ndërsa pandemia nuk po ju pengon të emëroni militantë e miq nëpër borde të Ndërmarrjeve Publike.

Rivali im politik dhe ti militant,

Nuk e besoj se është koha për gagaqët e gojëbaltosët e politikës, nuk është koha për partizanë, qoftë faktikë apo virtual. Nëse të gjithë e ushqejmë këtë praktikisht, më del para pyetja Homeriane, se a ka ardhur koha që të ecët me kandil të ndezur për të mos u përplasur. Këtë edhe dikush e dëshiron më së shumti-Serbia. Ju lutem, që t’i ndezni kandilat dhe ecni me ta. Qytetarët e lirë nuk jetojnë nga slloganet. Të robëruarit në mendje kanë nevojë për sllogane.

Rivali politik dhe i dashuri militant,

Pozicioni se ku mbaron politika dhe ku fillon kriminaliteti nuk e përcakton as turma e as politika, pos gjykatat. Ne të gjithë duhet të artikulohemi për të pasur institucione jo të brishta, pasi korrupsioni aty gjen strehën. Politika ka humbur natyrësinë e saj të ekzistencës, dhe forcën nga mendimi mbizotërues se të merresh me politikë do të thotë të synosh për vete, familjen, të rrëmbesh çka të gjesh, apo të kundërshtosh gjithçka, pasi ti nuk ke siguruar pozicion përfitimi, standard ky i instaluar nga ju. Ky shikim i gjërave ka edhe anën tjetër, pasi në politikë ka edhe të tillë me stazh mbi 30 vjet dhe mezi ia dalin të jetojnë dhe nuk janë pjesë e juaja. Korrupsioni luftohet vetëm atëherë kur të gjithë brenda subjekteve luftojnë të korruptuarit e vet. Në këtë betejë imune nuk duhet të jetë as partia që ju drejtoni e militoni. Nuk është progres nëse drejtojmë qeveri e cila nuk do të kërkojë më pak korrupsion e familjarizëm, por më shumë mundësi për të marrë pjesë në të. Fillimi këtë e dëshmon. Mos na mbani dersin me moralin në politikë sa për propagandë. Socialdemokrati dhe teoricienti politik. E. Epler, në librin e tij “Rikthimi i politikës” thotë: “Gjithnjë kur kur politikanët flasin për moral, këshillohet mosbesim. Shpesh në këto raste morali kthehet në diçka që nuk duhet të transfetorej në një instrument dhe pikërisht në një instrument të luftës për pushtet.” Unë mendoj se nëse të gjithë dhe brenda të gjitha subjekteve, të keqën ta stigmatizojnë, pasi nëse të keqën nuk e stigmatizojmë dhe ndëshkojmë, nuk do ta kuptojmë të mirën fare. Më të sofistikuar janë ata të cilët edhe pse në opozitë bënë para e pasuri shumë, jo me djersë. Por, tani në pushtet çka do të bëjnë?

Rivali Albin dhe i dashuri miltant,

E kam të qartë se jeni duke jetuar në madhështinë e çastit. Të rrethuar me aktivista por edhe shumë kameleon të politikës, po sikur Zhozef Fusheja në librin e Stefan Zweig. Kameleoni Fusheja, ndërroi anët në politikë, herë me revolucionin e herë me mbretin, por i mbeti besnik bindjes deri në fund se do t’i qëndrojë partisë që është më e forta-partisë së shumicës. I nderuari rival, e keqja është se ju keni vendosur të ecni në rrugën e politikës po me kameleonët e ngjashëm sikur Fusheja. Të tillët, zbrapsjet e juaja i paraqesin si progres dhe jo si gabime. Kam menduar se e pres atë ditë të bekuar kur ne qytetarët e vendit nuk kemi me i njohur politikanët, por jo , gjykuar nga gatishmëria juaj për protagonizëm, egocentrizëm e demonizim të rivalëve të politikës. Për fund të këtij shkrimi. Njëri kishte thënë: “Ju më shihni shtrembër se jam ndryshe, ndërsa unë qesh me ju sepse të gjithë jeni njësoj”.

Po e përmbylli me ca vargje nga poezia e Dritëro Agollit

Ç’digjeni nga malli për heronjtë?

Kushedi kur kthehen nga kjo anë

Ç’ i kërkoni? Pritja është e kotë

S’ka heronj, tani ka pelivanë

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …