Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Kah po shkon politika në Kosovë?

Po kërkohet rrugë tjetër politike, pasi perëndimorja(ekzistuesja) qenka e gabuar. Po cila mund të jetë rruga tjetër?

Ca nga politika, por dhe ca opinionistë karshi zhvillimeve më të reja për dhe rreth Kosovës, po kërkojnë revolucion apo përmbysje e për t’i dhënë fund një politike me të cilën po ecën Kosova. Nuk po flasim për qëndrime apo ndërrim rruge që kanë të bëjnë me vendosje të kufirit përcaktues se ku mbaron politika e fillon kriminaliteti, as të qartësimit për shtet ligjor, arsim e gjyqësi të pandikuar, nuk po flasim e ngrehim qëndrime politike as për mënyrën se si ta bëjmë vendin më të zhvilluar dhe me më shumë perspektivë, për çka edhe do të përputheshin qëndrimet me shtetet aleate të vendit. Përmbysja po kërkohet karshi një rruge, të cilën aleatët tanë po e trasojnë si rrugë të vetme dhe të domosdoshme. Nëse për Kosovën rruga politike e trasuar nga qendrat politike si Viena (bisedimet para statusit), Brukseli (bisedimet pas statusit) dhe Vashingtoni (mbështetja për marrëveshjen finale),qenkan të gabuara, cila është rruga tjetër?

T’ua kthejmë shpinën aleatëve tanë dhe të ecim të vetëm, apo të kërkojmë për ta ndjek rrugën e Lindjes e të Moskës. Të parën vështirë ta ndjekim, se në moshën që kemi hapat nuk mund t’i ndjekim pa mbështetje, gjersa rruga e Lindjes apo Moskës është rrugë qorre dhe nuk na çon askund. Dikush nga polititika iracionale po kërkon përmbytje të rrugës së politikës perëndimore, po kërkon diçka që populli ynë nuk e do, pasi në kurriz të vetin i ka sprovuar.

Folklori politik i ngritur nga veprimet populiste politike, shpeshherë i ka bërë dëme proceseve politike për dhe rreth Kosovës. Kujtojmë kohën e para pavarësisë kur e kishim si objektiv standardet para statusit dhe këtu dështuam me ca veprime populiste në trazirat e marsit, dëshmuam se ende jemi larg për të arritur standarde e me këtë edhe rezultoi plani i Ahtisarit dhe përkufizimet e vendosura. Edhe sot në rrethanat ekzistuese, ky folklor mund të na dëmtoj. Shenjat e para vërehen. Politika perëndimore siç di të përkdhel, di edhe të dënoj, aty nuk ka folklor, por ka pragmatizëm.

Koalicioni i ri qeverisës dhe rruga qorre e politikës

Një mbret i një nahije i kishte në qejf elefantët  dhe nga larg e kishte sjellë atë duke e lënë të lirë të lëvizë kah të do e të bëjë çfarë të do.

Elefanti u sillte shumë telashe banorëve pasi u bënte dëme të mëdha, qoftë në kopshtet e tyre apo edhe shtëpitë. Një ditë banorët mblidhen dhe vendosin që të shkojnë e bisedojnë me mbretin për të gjetur mundësinë për ta hjekë elefantin.

Qytetarët vendosin që t’i udhëheq Nastradin Hoxha. Vije dita dhe ai grup në krye me Nastradinin niset rrugës për në sarajet e mbretit. Në rrugë e sipër ata nga frika dhe papërgjegjshmëria e lënë Nastradinin vetëm dhe ai duke e parë këtë gjendje në bisedë me mbretin i thotë”.

Elefanti juaj është shumë i mirë., banorët janë të kënaqur me sjelljen e tij, por jemi të brengosur që ai është i vetëm dhe po mërzitet, andaj duhet t’ja sillni edhe një elefante….”( anekdotë e lexuar) .

Kosova ka një elefant  dhe braktisja e ikja politike nga proceset nëpër të cilat po pritet të kaloj Kosova mund ti sjellë edhe një elefant tjetër ( Sot sarajet e mbretit mund të përkufizohen si Sarajet e Brukselit dhe Vashingtoni).

Përgjegjëshmëria politike, organizimi i qëndrueshëm  dhe ndjeshmëria politike karshi këtyre proceseve që pritet të ndodhin për vendin, mund të përgatisë kushte për ta larguar ” elefantin” apo të paktën t’ia kufizoj lirinë , ndryshe mund të ndodhë sikur në anekdotën e Nastradinit.

Partnerët po zhgënjen me ikjet nga proceset  e përgjegjmëritë tona të prira nga veprimet hileqare e inatqore. Duhet kuptuar se nuk jemi qendra e botës , që ajo të meret me ne , kur ne dëshirojmë. …

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …