Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Kapitulli i Ri në PDK

Mënyra se si ta rrëzosh dikënd nga qeverisja është matematikë, ndërsa mënyra se si t’ia rrëzosh idenë e ngulitur në bindjen e qytetarëve është politikë.

Unë jam ithtar për të bërë politikë e jo matematikë.

Duhet kuptuar se PDK së, në aktualitetin e sotëm politik i duhet të vazhdojë në rinovimin e përhershëm të ideve dhe imazheve e që rrjedhë nga dallimi me të kaluarën në mënyrën e të bërit politik, ajo duhet të krijojë ambient për të bërë që të lindin merita për të tashmen dhe të ardhmen dhe të mos jetohet vetëm me meritat për të kaluarën.

Që t’ia rrëzosh idenë e ngulitur në bindjen e qytetarëve, të gjithë në PDK, duhet ta kuptojnë se politika është lumi që rrjedh, e jo pusi statik i bretkocave.

Duhet të ofroj kuadro që politikën konkuruese e fillojnë jo me minuese apo hipoteka nga e kaluara.

Ndryshe nuk mund ta fitojë betejën ndaj idesë populliste të ngulitur në kokat e qytetarve se kjo parti është strehë e së keqes, me dhe pa të drejtë.

PDK- së, i duhet rritur komunikimin empatik me qytetarë dhe anëtarësinë, duke rritur e ngjallur edhe kulturën proaktive të të vepruarit krijues me të gjithë.

Sinergjia dhe komunikimi çlrojnë energjitë krijuese individuale dhe sot anëtarsia e ndjen këtë si nevojë.

-A po fillon kapitulli i ri i PDK!

Kosova si asnjëherë më parë i duhet t’i japë përgjigje dilemës formale: Jo KUSH po SI?

PDK- ja, nuk identifikohet me politikën percepcioniste. Ajo është e dizajnuar për të hapur kapitullin e ri të vendit përmes qartësisë në kauzat e mëdha. Diskursi i sotëm i Veselit në Kuvend del nga ky pozicion.Nganjëherë heshtja flet më shumë se zhurma e paartikuluar.

Veprimtarët e devotshëm në PDK, e presin me padurim atë dritë dhe atë politikë të karakterit, e cila shpreh energji konstante të vullnetit për të hapur KAPITULLIN E RI të saj.

Rruga e tillë si subjekt politik, na obligon t’ i bëjmë zgjidhje dilemës:

Si të ndërtojmë politikë drejt këtij qëllimi?

Si të strukturojmë subjektin që me të bërat tona ta fitojmë PAQEN !

Veprimtarët e devotshëm, anëtarsia, qytetarët janë të etur të dëgjojnë një ide të mirë, një shpresë të re, një perspektivë të re, e cila do të shënonte në praktikë një fillim të kësaj faze.

Sot, qartazi duhet vendosur kufirin ndarës mes të mirës e së keqes, të ligjshmes e të paligjshmes, dijes e paditurisë, meritokracisë e lajkatarëve dhe, këtu është baza e reformës.

Reforma nuk është zëvendësim i njerëzve por i mënyrës së të bërit politik. Ky ndryshim apo kjo kauzë grupon veprimtarët e përkushtuar. Ndryshe subjekti konceptohet si stacion i interesgjinjëve e jo si dikur kur ekzistonte ideali për të i shërbyer vendit me nder e devotshmëri!

Kosova si asnjëherë më parë i duhet t’i japë përgjegjigje dilemës formale: Jo KUSH por SI ?

PDK- ja , nuk identifikohet me politikën përcepcioniste .Ajo është e dizajnuar për të hapur kapitullin e ri të vendit përmes kauzave të mëdha .

PDK -ja, në të sotmen

PDK-së, si strukturë i duhet një DEKLARATË MISIONI dhe ndërlidhjes e identifikimit me te.

Të paraqitet saktë me agjendën e vet duke qartësuar objektivat programore karshi çdo gjëje që lidhet me të ardhmen e vendit.

Deklarata e Misionit duhet të krijojë ambient për konceptin e ri të të bërit politikë, ku ideja i paraprin formës, ku substanca e mund përcepcionin, ku potenciali i dijes individuale tranformohet në vlerë politike.

JO KUSH – POR SI !

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …