Më datën 26 tetor 2020 i bëmë kërkesë zyrës së Presidencës që të dekorohet veprimtaria atdhetare e veprimtarit Remzi Hoxha, i rrëmbyer nga SHIK-u i Gazidedës e i Sali Berishës dhe i zhdukur në Tiranë me 21 tetor 1995.
Kërkesa ishte për :
Dekoratë
– Urdhëri ” Hasan Prishtina ose
Dekoratë- Urdhëri “Luftar i Lirisë Adem Jashari”
U bënë më shumë se një vit dhe nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga zyra e presidencës, përkundër insistimit tonë të vazhdueshëm.
Presidente, ne po e presim përgjigjen. Vonesa është bërë e tepërt dhe ne nuk do tê dëshironim që të kishte arsye politike, ideologjike apo të natyrave tjera.
Ne po e presim përgjegjigjen presidente.
Tashmë një numër rrugësh si në Ferizaj, Kaçanik dhe Shkup, mbajnë e emrin e këtij veprimtari kombëtar!