Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Në politikë guximi është virtyti mbi të tjerët

Dikush i pranon me vonesë gabimet në hapa në politikë, dikush shumë vite më herët, por dikush asnjëherë.

E di dhe një gjë se nëse të keqen e bërë nuk e stigmatizojmë dhe ndëshkojmë, nuk do ta kuptojmë ecjen drejt të mirës.
Po më duket se koha është (për fatin e keq) për ata të cilët asnjëherë gabimet nuk i pranojnw dhe vazhdojnë me to.

Me lajkatarët në politikë vetëm riciklim të gabimeve pres!

Porosia:

Reformimi është lindja e rrymave të reja brenda një organizimi të dala nga arsyet e ca devijimeve të qëllimeve nga aktualja. Ndryshimi nuk mund të bëhet me njerëz që i shërbejn maksimës KUSH, por me ata që i shërbejn maksimës SI.
Akterët e rinj si imituesit e politikës së vjetër nuk e bëjnë Reformën si substancë..
Imazhi i ri nuk kriohet me imituesit e rinj të politikês së vjetër e përcepcioniste ….!

Politika e gagaçëve dhe gojëbaltosëve

 

Kur në politikë krijohet hapësirë për GAGAÇËT e GOJËBALTOSËT, mrizojnë PUNËTORËT e IDEVE!
Mendoj se:
Arsyeja dhe vizioni janë timoni dhe frejt tek politikani. Nëse thyhen ,ecim rrugës të cilën e do vetura e jo në cakun e dëshiruar.
Politika klienteliste e të bërit politikë mbase e theu timonin ,e vizionin e shëndroi në përcepcion!

Kozmetika apo ndryshimi

Mendimi i thënë e vargu i shkruar më bëjnë të ndjehem i lirë. Nga liria e tillë po shkruaj se politika tani e do mendimin, qetësinë, e do alternativën, debatin dhe kundërshtimet programore në vend të personifikimeve.

Konsideroj që është koha që potencialin e dijes individuale, të virtytshmërisë, ndershmërisë e vizionit ta shëndrojmë në vlerë politike. Ndryshe, partitë do shëndrohen në klube futbolli , por pa tifozë ,vetëm me ata që dalin nga kleptokracia. Në këtë rast nuk kanë vlerë as mendimi i thënë e as vargu i shkruar , as virtytshmëria e vizioni.

Demonizimi i kundërshtarit nuk e bënë ndryshimin!

Edhe ky brez i ri politikanësh, po sikur ai i vjetri, mungesën e alternativës programore po mundohet ta kompozojë nga demonizimi i kundërshtarit, ku polarizimi nuk përdoret si rezultat i kundërshtive konceptuale. Ai është kthyer në tendencën për zëvendësim në secilën formë.

Mënyra e tillë e vjetër e të bërit politikë, me të madhe po kontribon jo në krijim të alternativave dalluese programore, por humbje të imazhit të jashtëm të Tiranës e Prishtinës. Thonë se kritika demonizuse pa dhënë alternativën e zgjedhjes së problemit të ngritur( kemi shumë) kthehet atje nga ku është nisur.

Alternativë jo secili politikan aspirues mundet me ngritur , munden ata me temperamentin e qetë vetëm. Temperamentin e qetë e arrin politikanët me ndërgjegjëje të mirë, nga virtyte jo të blera por të fituara nga jeta reale, e që e bëjnë politikën për të hapur debatin programor për të ardhmen.

Në Tiranë e Prishtinë, skenës sē tyre politike, nuk u duhen imituesit e rinj të politikës së vjetër, iu duhen të rinj (jo nga mosha) që bartin mbi supet e tyre koncepte të reja të mënyrës së të bërit politikë. Bazë e alternativës duhet të jetë gadishmëria e dëgjimit me qëllim për tu kuptuar mes veti si e aritur e koncenzusit primar e më pas koncenzuset tjera si beteja ndaj të keqës, krimit, korupcionit, familjarizmit etj.!

Thonë se:” Guximi është virtyti mbi të tjerêt” Pa te ,virtytet tjera s’di a peshojnë.?

Pak për PDK- në, si opozitë

PDK ja dhe KONSERVATORIZMI POLITIK

Në një paragraf të politikanit irlandez Edmund Burke mbi shkencën e qeverisjes, ai nxit rëndësinë e përvojës si virtytin suprem politik.
Edhe Abraham Lincoln përmend në thëniet e tij aspekte të filozofisë politike të konservatorizmit të cilën e përkufizon si ” BASHKANGJITJE NDAJ TË VJETRËS DHE TË TË PROVUARËS KUNDËR TË RESË DHE TË PAPROVUARËS”.
Punë shumë për ta ngritur si orientim programor në Kosovë .

Ngecja në rinovim të politikës programore e kadrovike dhe lindja e qytetarisë revulicionare

Kishte qenë njëri e kishte pasur dy djem e nje rrogtar. U çoi bukë një ditë në arë. Po ua ndanë bukën e po i pyet. Kush e do copën e madhe të bukës. Unë, kishte thënë rrogtari. Kush e do copën e mishit ma të madhe, pyeti prapë i zoti i shtëpisë. Unë, tha prapë rrogtari. Kush e do shatin më të madh, rrogtari tha: “Merrni bre burra edhe ju dicka, mos mi leni të tera mua!”

Ishte një anekdotë e dëgjuar në Gjakovë, por me domethënie simbolike për të treguar se gjithëherë kishte të tillë si rrogtari që donte të mirat për veti por shatin e madh për punë nuk e donte. Të tillë sot në politikë kemi mjaft. Kemi sedërlinjet, egocentrikët e më së shumti lajkatarët. Këta të fundit madje lajkatimin e kanë bërë zanat, pasi ndryshe nuk gjejnë terren të punës duke ditur seë janë servilë e sterilë të politikës.

Politika e Kosovës vërtetë ka nevojën e rinovimit. Rinovimi duhet të jetë jo vetëm në ndërrim të njerëzve, por në mënyrën e të bërit politikë, pra në përmbajtje. Partitë politike që nuk e kuptojnë këtë domosdo dhe nuk e kryejnë vullnetshëm do ta bëjnë më vonë dhunshëm, por me pasoja.

Shteti i Kosovës aktualisht qëndron mbi katër rrotat e karrocës së drunjët, qëndron mbi rrotën e PDK-së, LDK-së, Vetvendosjes dhe AAK-Nisma. Aktualisht këto rrota nuk po dojnë të ecin në një drejtim të caktuar e mbase ndonjëra ka filluar të bëjë zhurmë shumë dhe rrota e prishur gjithnjë ka bërë më tepër zhurmë.

Defektet e rrotave që bartin karrocën dhe e vënë ne lëvizje tregojnë se e kanë nevojën e rinovimit e ndonjëra edhe të ndërrimit. Në Kosovë kemi politikanë të dehur me të arriturat e tyre dhe të tillët për të ardhmen e vendit nuk mund të krijojnë vizion. Rreth tyre ka shumë sedërlinjë, egocentrikë e mbi te gjitha lajkatarë.

Sedërlinjët, egocentrikët dhe lajkatarët e dehur me veten e tyre, pushtetin që i ka ngopur me qëllime të arritura, janë pengesë në mos rinovimin në mënyren e të bërit politike, veprim ky që po hap shtigje për qytetari revolucionare, e cila beson se mund ta ndryshojë politikën, shoqërinë e bashkë me to edhe natyrën e njeriut. Në realizim të kësaj ideje ajo nuk priton ta përdorë forcën dhe rrënoj gjithçka që ka ndërtuar politika aktuale.

A mundet Kadri Veseli të rinovoj partinë dhe pushtetin?

 

Kadri Veseli në politikë ka hyrë si vazhdimësi e proceseve të zhvilluara, por shpeshëherë ka ditur të shfaqet si novatorë e rinovues. Ai ka predispozitat për të qenë në ballë të rinovimit të partisë e që si rrjedhojë të jetë edhe rinovimi i pushtetit. Veselit nuk i mungon virtyti i guximit, pa të cilin në politikë nuk mund të lëvizësh.

Gjithsesi që në mendjen drejtë ideve të reja, lideri duhet të jetë në krye për t’u paraqitur krijues, pjellor dhe me imagjinatë për të ardhmen. Sot nuk mjafton më të simulosh për të shënuar ndryshimin, duhet të identifikohesh faktikisht me të dhe të kesh sukses për të siguruar mbështetje nga të gjithë.

Duhet kuptuar se politikës i duhet një rinovim i përhershëm i ideve dhe imazheve, ajo duhet të krijoj ambient për ta bërë që të lindin merita për të tashmen dhe të ardhmen dhe mos të jetohet me meritën për të kaluarën.

Washington : Marëveshje ose Status quo?
Karota apo shkopi?

 

Politika nuk duhet të presë sakrificë të re për ta fituar paqen!

Rajoni ku jetojnë shqiptarët duket të jetë i trazuar dhe politika për të reflektuar karshi saj nuk duhet të presë sakrificë të re, por të veprojë për ta fituar paqen. Thonë që për të fituar atë, duhet ta duash dhe politikat shqiptare në rajon vërtetë duhet të dëshmojnë e t’i duan vendet e tyre.

Prestigji i tyre lindë apo krijohet vetëm mbi pengesat e kapërcyera e jo duke u mbetur në to e vajtuar për gjendjen e krijuar, fundja këtë rol e ka politika e veçanërisht politika që akterë ka veprimtarë të lirisë. Politikës në Kosovë i duhen akterë që i bëjnë gjërat që të ndodhin e jo të tillë që shohin e vajtojnë për atë se çfarë është duke ndodhur.

U duhet lidership ndërveprues e transformues për të qenë akterë të të bërit politikë në rajon.

Deri sot në Kosovë politika më shumë po krijon spektakle sesa të shprehë gatishmëri për të kapërcyer pengesat e krijuara dhe fituar paqen. Dikush sillet si të jetë përgjegjëse për të vërtetën, duke harruar se synimi i politikës është që ta nxjerrë e realizoj të vërtetën e volitshme për të mirën e përbashkët dhe kjo e mirë duhet të qartësohet e unifikohet e jo të personifikohet.

Është e dobishme që e mira e përbashkët si qëllim të arrihet vullnetshëm dhe në paqe, pasi forma tjera na e përsërisin historinë dhe nuk dihet se ku na kthejnë. Beteja për ta fituar paqen nuk arrihet vetëm përmes shpalljeve të interesave, por përmes motiveve të përbashkëta dhe orientimeve të veprimit.

Është koha për debatin që i krijon dhe stabilizon idetë politike në interesin e vendeve. Pra, për një politikë të substancës, e cila do ta fuqizonte politikën për të qenë e aftë e konkurruese në tregun politik të rajonit. Kjo politikë duhet ta bashkojë shoqërinë për ta angazhuar në objektiva të përbashkëta.

Politika në Kosovë, duhet t’i kthehet mendimit pozitiv, përkundër lëndimeve individuale a grupore, asaj i duhen idetë e të gjithëve për të ndërtuar konceptin e qartë programor, i cili tregon e trason rrugën të cilën breza të tërë e filluan. Kemi nevojë për ide politike rregullative, e jo konfliktuale. Njerëzit kanë nevojë të afrohen rreth tyre.!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …