Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: PDK-ja në mes të kaluarës dhe të ardhmes

(Në 17 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës)

Me 10 tetor të vitit 1999, nga një grup veprimtarësh të mbledhur rreth strukturave drejtuese politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  u themelua Partia Demokratike e Kosovës. Muajve të parë të ekzistencës kishte emërtimin Partia për Progres Demokratik të Kosovës. Në vitin e parë të ekzistencës iu bashkuan intelektualë e afaristë për të bërë fizionominë e plotë të saj me shtyllat kryesore. Në rrugëtimin e saj, krijoi një elektorat stabil, fakt ky që i mundësoi qëndrueshmëri, por dhe të qenurit partia lidere në vend. Në zgjedhjet nacionale të vitit 2001, kishte 212,672 votues, gjersa në vitet 2004 e 2007 për PDK-në votuan rreth 200,000 qytetarë. Viti 2010 i zgjedhjeve nacionale dhe viti 2014 shënuan rritje të votës elektorale të listës kandiduese të PDK-së, e cila arrinë në mbi 220,000 votues, por që në këto rezultate kontribuan edhe ca subjekte politike si pjesë e koalicionit parazgjedhor.

Kontributi i kësaj partie në proceset në të cilat ka kaluar vendi, është evident dhe i pamohueshëm siç edhe dikush mund t’i numëron dobësitë. 17 vjet pas, gjithsesi që lidershipi i saj do të bëjë bilancin, e mbase edhe përcaktoj objektivat, përkatësisht vizionin për të ardhmen, pasi konsideroj që partia duhet ta ketë një etiketë të qartësuar programore. Në rradhët e kësaj partie kishte lëvizje të kuadrove, politikanëve, por që si duket nuk kanë shkundje të madhe. Sot, në rradhët e veta kjo parti ka anëtarë që për 17 vite kontribuan në rritjen e zhvillimin e saj, siç ka edhe të tillë që me pak vite e disa edhe muaj por që në vendimmarrje konsiderohen të barabartë, e mbase edhe të privilegjuar. E tashmja politike në vend, përkundër të arriturave nuk kënaq shumëkënd dhe në këtë përvjetor, PDK-ja duhet të ndriçoj qëllimet për të ardhmen. Kapërcimi për sukses i të tashmes politike dhe qartësimi i qëllimit të madh për të ardhmen e vendit, është fusha politike, ku duhet ta gjej veten PDK-ja.

Drejtuesit e PDK-së duhet të qëndrojnë më pranë anëtarësisë

Mendimtarët thonë që një nga detyrimet e politikanit është të qëndroj pranë njerëzve që kërkon t’i drejtoj. Vërtetë konsideroj që drejtuesit e PDK-së duhet të jenë më pranë dhe me të çasshëm me strukturën dhe anëtarësinë, duke u liruar nga ca aktivitete, të cilat përçojnë mesazhe përmes veprimeve simbolike. Qëllimi i madh ndërtohet me veprime të tilla dhe me një strukturë partiake të ndërtuar mirë dhe tejet efikase. Konsideroj që çasja e tillë për t’u qenë afër atyre që për 17 vite ishin besnik të këtij rrugëtimi, e bën më të lehtë synimin për të menduar dhe shtuar numrin e mbështetësve. Sot, vërtetë kanë lëvizur dëshirat elektorale, siç kanë lëvizuar edhe vullnetet e anëtarësisë së kësaj partie. Nëse dikur liria dhe shteti ishin idealet e saja, sot barazia konsiderohet të jetë ideali primar. Në këtë mes edhe duhet gjetur objektivin veprues politik në 17-vjetorin e themelimit të PDK-së. Këto objektiva i gjejmë edhe në synimet e zhvillimit të mileniumit nga samiti i mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara.

Harmonizimi në mes të vrapit dhe ecjes politike

Në politikën e Kosovës sot, ka një krizë të qëndrimit a veprimit politik dhe PDK-ja si partia lidere duhet të kontriboj në harmonizimin në mes të tendencës për të vrapuar dhe ecjes së ngadaltë. Ajo duhet të gjej forma dhe rrisë komunikimin e debatimin në mes të politikanëve idealist, të cilët vrapin për të zënë hapin e duhur politik e kanë mjet të arsyes, e të cilët grumbullohen rreth Lëvizjes Vetvendosje dhe tek grupimi tjetër, të cilët konsiderojnë se ecja e ngadaltë është veprimi i arsyeshëm e racional, madje më i sigurtë. PDK-ja me politikat e saja duhet të gjithëve t’iu dëshmoj se në Kosovë ka kohë që miti, idealja ja ka dorëzuar armët arsyes, andaj politika e cila kërkon të vërtetën e fundit, duke e braktisur jetën dhe detyrimet nga universaliteti, është vështirë të realizohet. Nxitimi, përkatësisht vrapi për tek idealja si e tillë shpeshëherë prodhon kundërproduktivitet dhe është kryesisht rezultat i vonesës së vetës sonë, duke mos ecur atëherë kur do të duhej të ecnim, e vrapi sot është i kotë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …