Zemërimi është më shumë tipar i fëmijës të sëmurë, i cili vazhdimisht qanë dhe përmes të qarit kërkon diçka për ta realizuar
Thonë që e vërteta dhe politika janë në mardhënie të këqija mes tyre. E vërteta e ngritur për dikë si sajesë e veprimeve në bazë të inateve a përfitimeve të mundshme, e nxjerrë nga metoda egolitariste të bindjes së vartësve, ka dëmmin edhe më të adh politik, pasi krijon partizanë të çështjes e fanatik të bindjeve, ku mendimi racional, diskutimi humbë fuqinë. Një diskurs të tillë të të bërit politikë, kaherë e ka ndjekur Vetvendosja, gjersa sot këtë kurs, po mendon ta bartë edhe tek LDK-ja e aleatët e saj. Zemërimi i tepër nuk nuk krijon racionalitet e as ngritë alternativë e diskurs, por vetëm mllefosje për gjithçka që e rrethon. Lirimi nga ky zemërim i hapë mundësi të reja veprimit dhe jo zhurmave të krijuara artificialisht.
Në Kosovë, në jetën politike të saj, ka kohë që mungon dëgjimi empatik apo thënë më kuptueshëm dëgjimi me qëllim për t’u kuptuar. Mungesa e tillë ka nxjerrë në sipërfaqe zhurmën si mjet imponues të komunikimit të përcjellur edhe me veprime jodemokratike. Të bërit politikë me mungesën e vullnetit politik për t’u dëgjuar e veshur me mungesën e zemërimit, është e pamundur dhe të tillët në mendje do të jenë të robëruar apo jo të lirë. Zemërimi është më shumë tipar i fëmijut të sëmurë, i cili vazhdimisht qanë dhe përmes të qarit kërkon diçka për t’u realizuar. Kësaj rradhe do të nxjerrë në pah disa veprime e deklarime politike të nxjerrura me elementin e zemërimit dhe demonizimeve.
Demarkacioni, asociacioni dhe bisedimet LDK – Vetvendosje
Mendoj që opinioni do të duhej të informohej se cili është produkti nga bisedimet në mes Vetvendosjes e LDK-së me aleatë për demarkacionin e asociacionin e komunave. Karshi këtyre problemeve, këto parti kishin qëndrime diametralisht të kundërta. A thua si mund t’i harmonizojnë ato dhe cila na qenka oferta programore e tyre karshi këtyre problemeve?
Para jo shum muajsh, Partia Vetvendosje,liderin e LDK-së Isa Mustafa e gjuante me vezë, shishe, sulmonte eskorten e tij e madje nga sulmet nuk ja kursente as familjen në shtëpi. Sot po të njejtës parti e lider i çojnë kërkesë për bashkëqeverisje dhe u thurin lavde. A thua ku mbeten parimet politike të proklamuara gjatë fushatës? Ky është amoraliteti politik atëherë e sot. A thua cila është përgjigjia e LDK-së për këto qëndrime e veprime.
Nëse para pak muajsh Dardan Molliqaj në fjalën e tij drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të VV dhe aktivistëve, duke i ftuar për të vazhduar me aktivitete dhe realizuar synimin e përmbysjes së shtetit të Kosovës si projekt siç e quajti ai ndërkombëtar, sot synojnë qeverisjen e po këtij shteti. A thua LDK-ja është pro këtyre qëndrimeve, apo si mund të bëhet një program unik i qeverisjes mes këtyre dyjave?
Ndjenja e shqiptarve që jetojnë në territoret e tyre, por jashtë Shqipërisë Londineze për flamurin kombëtar është e madhe, por se të luhet me atë ndjenjë për përfitime politike është amorale. Me këtë ndjenjë luajtën drejtuesit e VV duke bërë veprime populiste dhe duke përdhosur flamurin shtetëror të Kosovës. Do të isha dakord me veprimin sikur këta patriotë politikanë të shkonin edhe në veri të vendit dhe flamurin e Serbisë ta përdhosnin e zëvendësonin me atë kombëtar, apo presin që dikush tjetër ta çlirojë e vendosë flamurin e Kosovës e që më pas të bëjnë veprimin gjoja atdhetarë. Duan bashkim kombëtar të njerëzve apo të territoreve të tillët? Nuk e di a do t’i bashkohej LDK-ja veprimeve të tilla, apo Vetvendosja do të heq dorë nga ato, duke treguar se i kishte vetëm për agjenda politike apo edhe fushata elektorale.
Po e përmbyllë këtë diskurs me një proverbë, e cila iu dedikohet paraqitjeve të mëhershme të Driton Selmanaj dhe sot të Ilir Dedës. “Çka hanë dhelprat? Gjithçka që gjejnë. E kur nuk gjejnë asgjë, hanë diçka tjetër.” Adresimi ka të bëjë me qëndrimet e tyre rreth Gjykatës Speciale. Është sa e çuditshme, po aq edhe e pamoralshme që me burgosje eventuale të dikujt me dosje të sajuara nga Beogradi, të kërkohen avantazhet politiko-partiake. Këtë diskurs kanë mjerisht këta dy deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mbase në këtë çështje, LDK-ja e Vetvendosja lehtë mund të dakordohen.