Është e dobishme që e mira e përbashkët si qëllim të arrihet vullnetshëm dhe në paqe, pasi forma tjera na e përsërisin historinë dhe nuk dihet se ku na kthejnë. Beteja për ta fituar paqen nuk arrihet vetëm përmes shpalljeve të interesave, por përmes motiveve të përbashkëta dhe orientimeve të veprimit.
Rajoni ku jetojnë shqiptarët duket të jetë i trazuar dhe politika për të reflektuar karshi saj nuk duhet të presë sakrificë të re, por të veprojë për ta fituar paqen. Thonë që për të fituar atë, duhet ta duash dhe politikat shqiptare në rajon vërtetë duhet të dëshmojnë e t’i duan vendet e tyre.
Prestigji i tyre lindë apo krijohet vetëm mbi pengesat e kapërcyera e jo duke u mbetur në to e vajtuar për gjendjen e krijuar, fundja këtë rol e ka politika e veçanërisht politika që akterë ka veprimtarë të lirisë. Politikës në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Luginë, i duhen akterë që i bëjnë gjërat që të ndodhin e jo të tillë që shohin e vajtojnë për atë se çfarë është duke ndodhur.
U duhet lidership ndërveprues e transformues për të qenë akterë të të bërit politikë në rajon.
Sot, në këto vende tona, politika më shumë po krijon spektakle sesa të shprehë gatishmëri për të kapërcyer pengesat e krijuara dhe fituar paqen. Dikush sillet si të jetë përgjegjëse për të vërtetën, duke harruar se synimi i politikës është që ta nxjerrë e realizoj të vërtetën e volitshme për të mirën e përbashkët dhe kjo e mirë duhet të qartësohet e unifikohet e jo të personifikohet.
Është e dobishme që e mira e përbashkët si qëllim të arrihet vullnetshëm dhe në paqe, pasi forma tjera na e përsërisin historinë dhe nuk dihet se ku na kthejnë. Beteja për ta fituar paqen nuk arrihet vetëm përmes shpalljeve të interesave, por përmes motiveve të përbashkëta dhe orientimeve të veprimit.
Është koha për debatin që i krijon dhe stabilizon idetë politike në interesin e vendeve. Pra, për një politikë të substancës, e cila do ta fuqizonte politikën për të qenë e aftë e konkurruese në tregun politik të rajonit. Kjo politikë duhet ta bashkojë shoqërinë për ta angazhuar në objektiva të përbashkëta.
Politika në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoni duhet t’i kthehet mendimit pozitiv, përkundër lëndimeve individuale a grupore, asaj i duhen idetë e të gjithëve për të ndërtuar konceptin e qartë programor, i cili tregon e trason rrugën të cilën breza të tërë e filluan. Kemi nevojë për ide politike rregullative, e jo konfliktuale. Njerëzit kanë nevojë të afrohen rreth tyre!
Qarkullim të pushtetit, por jo veprime të shkatërrimit të shtetit
Qarkullimi i pushtetit në autoritarizëm nuk kuptohet, apo kuptohet në stilin ose unë, ose e shkatërrova shtetin.
Autoritarët dhe partizanët e tyre, demokracinë e mendojnë si një rrahje rruge e jo si lojën me rregulla të shkruara dhe arbitra të vendosur.
Bipolarizimi në Kosovë sot, më rikthen në ngjashmërinë me situatën kur vendoseshin themelet e Amerikës.
Kishim betejen partizane e fanatike nga federalistët e Xhon Adamsit dhe në anën tjetër, republikanët e Tomas Xhefersonit.
Federalistët e vlerësonin vetveten (sikur sot tek ne një subjekt politik) si personifikim të kushtetutës dhe të Vërtetës .Në pikëpamjen e tyre, kush i kundërshton ata është tadhtar i projektit amerikan.
Është nevojitur kohë për ta njohur njëra tjetrën si parti rivale dhe jo armike, në mënyrë që pastaj të kemi qarkullim demokratik të pushtetit dhe jo të shkatërrimit të shtetit