Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Viti i krizës së arsyes politike

Është koha që Kosova të ndryshojë,  që nga politika, media e shoqëria civile, për të dhënë shembullin së pari para qytetarëve tanë e pastaj të tjerëve, se me të vërtetë ia duam rritën Kosovës dhe nuk e lëndojmë atë nga inatet personale.

Viti që po lëmë ishte vit i prodhimit të krizës së arsyes së veprimit politik, e cila rezulton nga mungesa e komunikimit e debatimit, në mes atyre që dëshirojnë të vrapojnë dhe atyre që dëshirojnë të ecin. Gjersa politikanët realistë të së sotmes, vrapin për të zënë hapin e duhur politik e kanë mjet të arsyes së vet  të veprimit politik, të tjerët mendojnë se ecja e ngadaltë është veprim i arsyeshëm e racional, madje edhe më i sigurtë.

Vrapi dhe ecja drejt një caku politik, padyshim që do të mund të harmonizoheshin sikur mos të ekzitonte kriza e arsyes në mes të atyre që nguten dhe e atyre që mendohet se po vonohen në ecjen e ngadaltë. Viti që po shkon politikisht u karakterizua me shumë kundërshti e mjegull, që burimin e kanë tek mendimi  idealist për të sotmen dhe pragmatizmit vijues, e cila karkterizonte politikën këto dy dekada. Në Kosovë, por edhe në shumicën e vendeve të botës ka kohë që miti e idealja ia kanë dorëzuar  armët arsyes, andaj, politika e cila kërkon të vërtetën e fundit  duke braktisur jetën e përcaktuar e detyrimet e saja në këtë universalitet, është vështirë të realizohet. Ngutja, përkatësiht vrapi për tek idealja e tillë, shpeshherë prodhon kundërproduktivitet, pasi ajo është rezultat krysisht i vonesës së vetës sonë, duke mos ecur atëherë kur do të duhej të ecnin e vrapi sot është i kotë.

Viti 2018 vit i  reformave në PDK dhe VV

Politika në Kosovë  duhet t’i kthehet mendimit pozitiv përkundër lëndimeve individuale a grupore, asaj i duhen idetë e të gjithëve për të ndërtuar konceptin e fortë programor, i cili tregon se e trason rrugën të cilën breza të tërë e filluan.Në Kosovë ka nevojë për ide politike, rregullatore e jo konfliktuale, njerëzit kanë nevojë të ofrohen rreth tyre. Është koha që Kosova të ndryshojë që nga politika, media e shoqëria civile, për të dhënë shembullin së pari para qytetarëve tanë e pastaj të tjerëve, se me të vërtetë ia duam rritën Kosovës dhe nuk e lëndojmë atë nga inatet personale. Duke e ditur se viti 2018 karakterizohet me zgjedhjet e brendshme në dy partitë më të mëdha , PDK-së e VV-së, shpresoj që ndryshimi do të vijë dhe do të ketë ndryshime kualitative të gjendjes.  Pas këtij reformimi këto parti i shoh më të përgjegjshme karshi çdo anëtari e kontribuesi të saj, më të vyrtytshme ku bartësit e funksioneve partiake, qoftë në qendër  a degë marrin përgjegjësinë sipas finsikërisë së origjinës, fisnikërisë së mendimit dhe fisnikërisë së ndjenjave. Zëvendësimet mbase duhet parë e bërë në atë mënyrë që të ngrisin cilësinë e politikbërjes. Zëvendësimet përgjithësiht në politikën kosovare fitojnë në peshë e cilësi vetëm atëherë kur partia arrin të identifikohet nga qytetarët me program të qartë politik, ekonomik e strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …