Të atakuarit nuk akuzohen për vepra të kryera personalisht. Tendenca ka të bëjë me vënien të tërë strukturës drejtuese e komanduese të UÇK-së në akuzë, e më pas për ta kriminalizuar atë, si mekanizëm që gjoja ka kryer vepra jo të mira nga qëllimi dhe nxitur nga hiearkia ushtarake! Tendencën e tillë vetëm të bashkuar e ndalim dhe jo të ndarë nga interesa puro-partiake.
Sa më i lartë të jetë gjahu në UÇK- në, aq më i suksesshëm do të jetë viktimizimi i agresorit.
Dy kauzat janë të qarta.
Mesi nuk gjendet!
Në ju është të vendosni cilës ti shërbeni!
Por
Sa më i lartë të jetë gjahu në UÇK- në,
Aq më i çakorduar do të jetë shteti!
Kjo dhe është arsye pse drejtuesit e UÇK- së, po mbahen në Hagë.
Presidente e kryeministër:
Një fjalë një lirë!
Folni bre , A jeni me mendjen e ministres Shfarc?
Ideali për lirinë, demokracinë, shtetin e kombin, është lehtë i dallueshëm, sikurse mungesa e tij.
Një fjalë e urtë thotë: “Të dobtit e fillojnë problemin, të fuqishmit e luftojnë, ndërsa dinakët përfitojnë nga problemi!”
Apo ne u themi ishte një kohë kur Vjosa e Albini për interesa pushteti, krijuan hapësirë për GAGAÇËT e GOJBALTOSËT!
Dikush në këtë mes tonin është dinak!
Sa shpejt u harruan vuajtjet e këtij populli për të ardhur tek liria, u harrua lufta çlirimtare, vlera e saj dhe u mbush Kosova me dinakë ngjyrash të ndryshme, të veshur me petkun partiak!
Albin mos u vono.
Ndryshe do e lëndon shtetin duke menduar se po i lëndon kundërshtarët politik!
Leri interesat partiake dhe egot e sëmura nga e kaluara,pasi e di se Lufta e UÇK- së, ishte e drejtë e rrjedhimisht edhe krijimi i shtetit buron nga kjo e vërtetë.
Ndryshe shtetin e Kosovës dhe aleatët e vërtet i vëni në mundime!
Thonë që në mes dinakërisë dhe kapriçove të interesave zëri i arsyes mbytet. Në aktualitetin e sotëm politik nuk bën që tek liridashësit të ketë krizë të arsyes politike.
Po e marr lirinë t’ju shkruaj si bashkëveprimtarë në periudhat kohore, por që tani na ndajnë partitë!
Të bëhemi unik së paku në mbrojtje të vlerave të UÇK së. Akuzat nga Prokuroria Speciale të ngritura e të publikuara për disa, e mbase të përgatitura edhe për të tjerë, e lëndojnë vlerën e UÇK së, veçanërisht nëse ka përçarje në mesin tonë!
E lëndojnë edhe shtetin.
Serbia me aleatët e vet, këtë edhe e dëshiron.
Të atakuarit nuk akuzohen për vepra të kryera personalisht. Tendenca ka të bëjë me vënien të tërë strukturës drejtuese e komanduese të UÇK-së në akuzë, e më pas për ta kriminalizuar atë, si mekanizëm që gjoja ka kryer vepra jo të mira nga qëllimi dhe nxitur nga hiearkia ushtarake! Tendencën e tillë vetëm të bashkuar e ndalim dhe jo të ndarë nga interesa puro-partiake.
Albin, nëse nuk vepron sot, ju do ta lëndoni vet shtetin. Do na thonë se shteti ynë u krijua nga krimi. Edhe partnerëve do t’u thonë: Shikoni cilët i keni ndihmuar të bëjnë shtet! Ky është diskursi i politikës Ruso – Serbe dhe e një të majte ekstreme evropiane të ndikuar nga po ai diskurs.
E di se do të thoni se ju vetë e votuat themelimin e Gjykatës, siç ne mund t’ju themi pse e sabotuat ju votimin për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara!? Të dy palët e dimë se si në rastin e parë dhe në të dytin është zgjedhur dëmi më i vogël!
Kumunikimi virtual, sharjet e fyerjet të përdorura si mjet të politikës!
Thashethëmet janë arti i të thënit hiç gjë , në atë mënyrë që nuk le asgjë pa thënë,” thotë një thënie e cila tregon se kur përdoret si mjet i politikës , lodhë qytetarin dhe e mbushë me zemërim.
Thashethëmet dhe sharjet e ulta ndaj kundërshtarëve politik po vazhdojnë edhe pse përfunduan zgjedhjet. Kulturë kjo e shprehur në komunikimin virtual më së shumti. LVV- ja, edhe pse tani në pushtet vazhdon me financyar një aktivitet të till nga anëtarët e tyre të cilët shajnë e fuejn si në kor në faqe të kontrolluara e paguara nga kjo parti.
Partizanë të LVV-së, po e vazhdojnë këtë profesion (si duket të paguar) duke sharë e fyer rëndë Edi Ramën, Vlora Çitakun , Kadri Veselin, Hashim Thaçin etj.
Me profile të rreme shajnë e fyejnë të gjithë ata të cilët dikush u ka thënë e paguar.
Kryeministër e Presidente:
Ndaluani pagën për të tillët të cilët po ndotin kulturën shqiptare duke mos kurser edhe gratë me fjalët më fyese. Mbylljani gojën se ajo gjuhë nuk sjellë të mira.
Mendoj që në vendin tonë prokurorët duhet të zgjohen nga gjumi dhe t’i detyrojnë t’i respektojnë rregullat, e veçanërisht ato që rregullojnë sferën në shoqërinë civile, mediave, komunikimin virtual dhe mbi të gjitha KODIN E MIRËSJELLJES së subjekteve politike!