Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Zbehja e konceptit të Vetëvendosjes , duhet shënuar me kapitullin e ri të PDK- së

PDK-së sot në rolin e ri i duhet forca e mençuria për të kapërcyer nga shtrati i baltosur i politikës moçalore shqiptare.

I duhet arroganca e të pasurit shpirt në mënyrën e të bërit politikë. I duhen virtytet sa burrërore por edhe fisnike. Politika e tillë ka nevojë për nxitje e strukturim.Kapitulli i till u bënë nder edhe drejtuesve të UÇK-, të cilët nga motive politike mbahen në Hagë.

Një PDK, e fortë krijon ambient po  politikë për lirimin e tyre.

Kapitull i cili për dialogun final ka koncept më të avancuar se sa ky i cili po na ofrohet sot si pozicion nga pushteti.

Veprimtarët e devotshëm në PDK presin me padurim atë dritë dhe atë politikë të karakterit, e cila shpreh energji konstante të vullnetit për të hapur KAPITULLIN E RI të saj.

Rruga e tillë si subjekt politik, na obligon t’ i bëjmë zgjidhje dilemës:

Si të ndërtojmë politikë drejt këtij qëllimi?

Si të strukturojmë subjektin që me të bërat tona e fitojmë PAQEN !

Veprimtarët e devotshëm, anëtarsia, ,qytetarët janë të etur të dëgjojnë një ide të mirë, një shpresë të re, një perspektivë të re, e cila do të shënonte në praktikë një fillim të kësaj faze.

Sot, qartazi duhet vendosur kufirin ndarës mes të mirës e së keqes, të ligjshmes e të paligjshmes, dijes e paditurisë, meritokracisë e lajkatarëve dhe, këtu është baza e reformës.

Reforma nuk është zëvendësim i njerëzve por i mënyrës së të bërit politik. Ky ndryshim apo kjo kauzë grupon veprimtarët e përkushtuar. Ndryshe subjekti  konceptohet si stacion  i interesgjinjëve  e jo si dikur kur ekzistonte ideali për të i shërbyer vendit me nder e devotshmëri.

PDK-së sot në rolin e ri i duhet forca e mençuria për të kapërcyer nga shtrati i baltosur i politikës moçalore shqiptare.

I duhet arroganca e të pasurit shpirt në mënyrën e të bërit politikë. I duhen virtytet sa burrërore por edhe fisnike. Politika e tillë ka nevojë për nxitje e strukturim.

Nuk ka vend në vizionin e tillë për hezitim e as për dalje nga ai shtrat me percepcionin politik.

S’mund të jetë as hezitimi e as percepcioni  si identifikimi natyror i kësaj partie.

Thonë se kurajo rritet duke u provuar, ndërsa frika duke hezituar. Jam me kurajon e jo me hezitimin!

PDK – ja, në  të sotmen

PDK -së, si strukturë i duhet një DEKLARATË MISIONI dhe ndërlidhjes e identifikimit me te.

Të paraqitet sakt me agjendën e vet duke qartësuar objektivat programore karshi çdo gjëje që lidhet me të ardhmen e vendit.

Deklarata e Misionit duhet të i krijojë ambient për konceptin e ri të të bërit politik ku ideja  i paraprin formës, ku substanca e mund përcepcionin, ku potenciali i dijes individuale tranformohet në vlerë politike…..

JO KUSH – POR SI !

Mënyra se si ta rrëzosh dikë nga qeverisja është matematikë, ndërsa mënyra se si t’ia rrëzosh idenë e ngulitur në bindjen e qytetarëve është politikë.

Unë jam ithtar për të bërë politikë e jo matematikë.

Krijo  e qartëso idenë me anë të së cilës e mund idenë tjetër.

PDK- së, i duhet!

Shtegu në vend të gardhit në formë dhe përmbajtje!

Konsideroj që është koha që potencialin e dijes individuale, të virtytshmërisë, ndershmërisë e vizionit ta shëndrojmë në vlerë politike për partinë me të gjithë e për të gjithë.

Hapuni!

Mendjet e mbyllura krijojn gardhin e ne na duhet shtegu!

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …