Fahri Fazliu ka reaguar pas ndalimit nga EULEX-i me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale. Fahriu i cili mban emrin e xhaxhait të tij, heroit të Kosovës, ka bërë me dije se ia kanë konfiskuar telefonin. Ai ka thënë se ndihet ballëhapur dhe krenar me të kaluarën e familjes së tij dhe të popullit shqiptar. Erërat lëkundin degët, por trungun jo’. Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturën e tyre në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë dhe aty më konfiskuan telefonin. Ndihem ballëhapur dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme! Unë gjatë luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare isha vetëm 8 vjeç”, ka shkruar Fahri Fazliu në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …