Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ka thënë se rivitalizimi i urës po kushtëzohet me përcaktimin e kufijve administrativ. Por, ai ka vlerësuar se çështja e këtyre kufijve është punë e kryer njëherë e përgjithmonë. Bahtiri, më tej, ka kërkuar nga BE t’i qëndrojë besnik marrëveshjes së nënshkruar për rivitalizimin e urës brenda afatit të paraparë. Sipas fjalëve të tij, “tashmë janë pjekur rrethanat që të lirohet ura mbi lumin Ibër, pasi një gjë të tillë e duan shqiptarët dhe serbët”.
