Bahtiri: Ne punojmë me duar të pastra dhe vizion të qartë, ne mendojmë për gjeneratat e ardhme

Bahtiri: Ne punojmë me duar të pastra dhe vizion të qartë, ne mendojmë për gjeneratat e ardhme

Aleanca Kosova e Re. ka mbajtur dje një tubim me banorët e Hajvalisë, ku morën pjese një numër i madh i qytetarëve. Tubimin e hapi Islam Pacolli, kryetar i degës së pestë të AKR-së në Prishtinë (Hajvali), i cili ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe përkrahje të vazhdueshme që kanë treguar ndaj Aleancës Kosova e Re. Në mesin e qytetarëve të shumtë dhe anëtarëve të kryesisë, i pranishëm në këtë takim ishte edhe nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili në mes tjerash tha se AKR-ja di t’i realizojë projektet të cilat do të mundësojnë zhvillim ekonomik. “Ne punojmë me duar të pastra dhe vizion të qartë. Ne mendojmë për gjeneratat e ardhme, për edukimin dhe të ardhmen e tyre”, ka thënë Bahtri. Banorëve të Hajvalisë me një fjalë iu drejtua edhe sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, i cili tha se tashmë shihet qartë gatishmëria e qytetarëve që t’i bashkohen programit të AKR-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …