Kryetari amerikan, Joe Biden, ia ka bërë të qartë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se zgjidhja me dy shtete është përgjigja e vetme për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez dhe që pushtimi i Gazës përbën gabim të madh. Biden u ka thënë gazetarëve se ai është duke bërë gjithçka që mundet për t’i liruar pengjet që po mbahen nga Hamasi, grup palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Megjithatë, Biden, ka thënë nuk mëton të dërgojë ushtrinë amerikane atje. Kryetari Biden u ka thënë gazetarëve këtë javë se mesazhi i tij për pengjet është “duroni, po vijmë”, duke ngritur pikëpyetje se çka ka nënkuptuar me këtë fjali. I pyetur për më shumë sqarime, ai ka thënë se “ajo çfarë kam menduar ka qenë që po bëj gjithçka për t’i liruar. Nuk kam qenë duke folur për ushtrinë”. Biden deklaroi se është duke punuar në këtë çështje vazhdimisht, dhe nuk do të ndalet derisa të lirohen pengjet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …