Nënkryetari amerikan, Joe Biden në një konferencë të përbashkët për medie tha se Kosova ndodhet para disa vendimeve të vështira, sikur është krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë një vendim shumë i vështirë, por i domosdoshëm dhe punë që duhet të kryhet. Kosova duhet t’i përmbahet zotimeve që ka marrë në Bruksel dhe këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë. Duke u bazuar në fjalën e kryetarit, Hashim Thaçi për demarkacionin, ai theksoi se është e rëndësishme që Kosova të jetë e përkushtuar në këtë çështje ashtu sikur edhe në luftimin e korrupsionit. Qeveria duhet të vazhdojë t’i luftojë dhe t’i ndëshkojë të gjithë ata që abuzojnë me pushtetin. Ajo duhet të parandalojë zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar që ta kryejnë punët e tyre në shërbimet publike, ka thënë mes tjerash Biden, në konferencë me gazetarë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …