leoni

Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Bajram Begaj: Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 101-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Begaj shprehet se Amerika ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë. Me rastin e 101 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ai thotë se shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta. “Në këtë 101 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta! Përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës. Gëzuar 101 vjetorin e miqësisë me SHBA-në, partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka shkruar Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …