Bajram Begaj, ka kërkuar nga kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, të ndëshkojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit

Bajram Begaj, ka kërkuar nga kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, të ndëshkojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit

Kryetarii  i Shqipërisë,  Bajram Begaj,  i ka kërkuar kryetares  së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron në Tiranë,  që Bashkimi Evropian të ndëshkojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë bisedës së djeshme  në Presidencë, Begaj i ka kërkuar shefes së KE-së që të Evropa të mbajë qëndrim ndaj Serbisë duke marrë masa ndaj saj.

Ai përshëndetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit”,  thuhet në njoftimin e Presidencës pas takimit me Von der Leyen. Ndërkohë Presidentja e KE-së thotë se Shqipëria është në rrugë të mirë për anëtarësim në BE.

 

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …