Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Bajram Begaj: Shpresojmë në mbështetjen e Sllovakisë për Anëtarësimin e Kosovës në Organizatave Ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, në Tiranë, ku diskutuan për çështje të rëndësishme, përfshirë mbështetje për Kosovën. Në një konferencë për media, Begaj theksoi se Shqipëria vazhdon të mbështesë fuqishëm rrugën e Kosovës për integrimin në organizatat ndërkombëtare, duke shpresuar që Sllovakia, një nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, do të ndryshojë qëndrimin e saj. Begaj e vlerësoi Sllovakinë për njohjen e pasaportës së Kosovës që nga viti 2012 dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes për Kosovën në fushën e diplomacisë ndërkombëtare, duke përmendur se për Shqipërinë, Kosova është një demokraci e qëndrueshme dhe një faktor stabiliteti në rajon. “Shpresojmë që Sllovakia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të rishikojë qëndrimin e saj ndaj Republikës së Kosovës,” tha Begaj, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe integrimit të Kosovës në strukturat ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Macron diskuton me Vuçiq për temat dypalëshe dhe integrimin Evropian të Serbisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar …