Gjeneral Begaj

Bajram Begaj sot merr detyrën e presidentit të Shqipërisë

Bajram Begaj sot merr detyrën e presidentit të Shqipërisë. Ai është zgjedhur në këtë pozitë nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pritet që në Kuvend të jenë të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve mbështetës të Sali Berishës, të cilët ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Seanca solemne e Kuvendit gjatë së cilës ushtaraku, Bajram Begaj do ta merr detyrën e presidentit të Shqipërisë, do të filloi sot, në ora 18.00.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …