Bajram Begaj: Tirana zyrtare nuk mund ta mbështesë Kosovën ushtarakisht, por vetëm politikisht

Bajram Begaj: Tirana zyrtare nuk mund ta mbështesë Kosovën ushtarakisht, por vetëm politikisht

Në bisedë me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja Vjosa Osmani pati një kërkesë te re sikur tha ajo me  rëndësi që këto dy shtete ta formojnë një traktat për mbrojtjen e njëra-tjetrës.  Mirëpo kryetari Bajram Begaj i bëri me dije Vjosa Osmanit  se ajo  duhet të trokasë në NATO për sigurinë e Kosovës. Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë,  tha kryetari Begaj, duke i bërë me dije  se Tirana zyrtare  nuk mund ta mbështesë Kosovën ushtarakisht, por vetëm politikisht. Shqipëria ka trupa të veta ushtarake në Kosovë në kuadër të KFOR-it. E sigurova zonjën Osmani se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit dhe si anëtare e OKB-së, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, përforcuese e zërit të saj, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës, pathyeshmërinë e këtij fakti, njohjet e reja dhe rrugëtimin e saj euroatlantik, nënvizoi kryetari i Shqipërisë, Bajram  Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …