Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën përmendi Kosovën dhe aspiratën e ligjshme për bashkimin kombëtar

Bajram Begaj u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve të Kosovës ta ruajnë qetësinë e të vazhdojnë dialogun me Serbinë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar nga  drejtuesit e institucioneve të Kosovës që ta ruajnë qetësinë dhe të vijojnë dialogun me Serbinë. Në një prononcim për mediet nga qyteti i Kukësit, ku po qëndron për një vizitë, Begaj foli edhe për situatën në veri të Kosovës. Mesazhi im për autoritetet e qeverisë së Kosovës është që të ruhet qetësia, të vazhdohet dialogu, sepse vetëm nëpërmjet dialogut mund të arrihet zgjidhja e problemeve”, ka thënë Begaj. Situata në tërësi globale e sigurisë është e cenuar. Siç e dini, sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që të çorientohet e gjithë situata e sigurisë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që unë e vlerësoj që është një situatë e qetë, por shumë e brishtë dhe në çdo kohë mund të këtë tensione, Ne si shqiptarë, si një komb, duhet të ruajmë qetësinë, duhet të mos biem pre e provokimeve dhe të garantojmë që jemi njerëz qytetarë, nuk duam luftën, por duam paqen dhe duhet të kontribuojmë sa më shumë për zgjidhjen e problemeve vetëm nëpërmjet dialogut”, ka thënë mes tjerash kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …