Bajram Hasani

Bajram Hasani: Ditë e më shumë po dëshmohet se shantazhi dhe proceset e montuara politike, nuk mund të fitojnë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se proceset e montuara kundër liderit të tij, Fatmir Limaj, nuk do të fitojnë. Ai ka shkruar se nga fillimi ka besuar në pafajësinë e Limajt. “Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se shantazhi, lufta e pistë, proceset e montuara nga politika, urrejtja nuk do të arrijnë të fitojnë. Të tilla procese janë drejtuar shpeshherë ndaj Fatmir Limajt. Ne kemi besuar që prej fillimit në pafajësinë tënde. Asnjë proces i montuar nuk mund të të ndalë ty Fatmir Limaj”, ka shkruar Hasani. Ky reagim i ministrit Hasani vije pas deklaratës së udhëheqësit të gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili ka akuzuar këtë mision për korrupsion të brendshëm, duke e quajtur mision politik. Ai ka thënë se EULEX-i është një mision politik i cili dëshironte ‘ta rrëzonte’ një pjesë të klasës politike të Kosovës, sikurse ishte Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …