Dhjetëra gra të shtunën i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate në Gjilan. Kryetari i Degës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se Nisma po rritet gjithandej nëpër Kosovë dhe këtë sipas tij e dëshmojnë edhe aderimet e shumta që po ndodhin çdo ditë në këtë parti. “Sot i urojmë mirëseardhje në NISMA në Gjilan, dhjetëra grave të cilat nga sot aktivitetin e tyre do ta ushtrojnë në partinë tonë. Të gjithë në NISMA kanë të drejtë të japin mendimet dhe idetë e tyre. Ne po rritemi çdo ditë, sepse e kemi mbajtur fjalën!”, ka thënë Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …