Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi: Me dhembje te madhe morëm lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Arben Dërmakut.

Bajram Kosumi ka propozuar krijimin e një “Konfederate” me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi ka propozuar krijimin e një “Konfederate” me katër shtetet rajonale, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ai ka thënë se një bashkim i tillë do të mund të ndodhte në fushën e diplomacisë, tregtisë, ushtrisë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.  “Pse mund të krijohet një konfederatë moderne kur shqiptarët janë pjesë përbërëse e secilit shtet dhe si komb shumicë? Sepse pikërisht shqiptarët kanë interes strategjik për të ruajtur pavarësinë dhe marrëdhëniet miqësore me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, mu për shkak të faktorit shqiptar në ato shtete dhe për shkak të apetiteve hegjemone të Serbisë dhe politikave ndikuese të të tjerëve”, ka shkruar Kosumi, në një tekst autorial, në konferencën ”Balkans Leadership Conference”, të organizuar nga Universal Peace Federation, Tiranë.  Sipas tij, bashkimi i katër shteteve të vogla do të mund të kursente shumë buxhetet e shteteve në fushën e diplomacisë, duke i përdorur të njëjtat mjete për fusha tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …