Përfaqësuesi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini, babai i djalit të zhdukur në vitin 1999, thotë se kryeministri, Albin Kurti nuk i ka vizituar asnjëherë. “Albin Kurti nuk ka ardhur në këtë zyrë kurrë, po as në atë tjetrën. Mendojnë se janë më të mençur se ata. Më të mençur se amerikanët, më të mençur se anglezët, më të mençur se krejt shtetet e QUINT-it që kanë marrë vendim për të na çliruar, na po dalim më të mençur se të gjithë. Nuk po gjejmë gjuhë të përbashkët me miqtë tanë, me njerëz që duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe t’i tejkalojmë këto krizat të shekullit 21. Mos të harrojmë se është shekulli 21, nuk është më i sëpatës, se na kemi me dal para armikut edhe me sëpatë. Mirëpo tash është lapsi, ka saktësuar Bajram Qerkini. (EO)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …