Kryetari i shoqatës, “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka akuzuar Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur për stagnim të punës dhe injorim të familjarëve të personave të pagjetur. Për atë është e papranueshme që çështja e personave të pagjetur të kthehet në politikë ditore dhe se sipas tij informatat që ka grumbulluar personalisht nuk janë marrë parasysh as nga komisioni qeveritar, por as nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi. Ai thotë se është dera e hapur dera hapur po takime s’ka kurrë, kurrë nuk ka ardhë. Më lehtë takohem me ambasadorin e Britanisë e të Amerikës se me qeveritarët tanë”, tha Bajram Qerkini.
