Duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me referendumin në Serbi, profesori universitar, Arsim Bajrami ka shkruar se qasje e Bashkimit Evropian për mbajtjen e tij edhe në Kosovë ka qenë e gabuar dhe që sjell pasoja edhe në të ardhmen. Ai ka shkruar se Bashkimi Evropian në vend të shfaqjes së qëndrimit për mbajtjen e këtij referendumi edhe në Kosovë do t duhej që t’i bëjë Serbisë për hejqjen e Kosovës nga Kushtetuta e saj. “BE-ja në vend të përkrahjes se ndërhyrjes në rendin kushtetese të Kosoves, për gjoja ‘demokratizimin e Serbisë’ me qëllim te reformimit e sistemit gjyqësor me ndryshimin e Kushtetutës serbe, do të duhej të kërkonte në mënyrë unanime heqjen e Kosovës nga Kushtetua serbe si provokim i agresionit kushtetues ndajë Kosovës. Shtrohet pyetja si do të reagonte ajo në rast se Republika e Shqipërisë shpallë referendumin dhe kërkon votimin e qytetarëve të Kosovës në territorin e Kosovës për reformën e saj gjyqësore? Provokimi i fundit i Serbisë që në territorin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, të mbajë referendum për ndryshimin e Kushtetutës së saj paraqet një provokim të radhës. Bëhet fjalë për Kushtetutën e Serbisë, e cila jo vetëm në preambul, por edhe në pjesën normative e konsideron Kosovën si pjesë organike të saj dhe paraqet një tendencë të hapur të agresionit kushtetues ndaj Kosovës”, ka shkruar profesori universitar, Arsim Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …