leoni

Bajrami: Është duke u finalizuar Projektligji për tekste shkollore

Bajrami: Është duke u finalizuar Projektligji për tekste shkollore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka bërë me dije së Projektligji për tekste shkollore është në finalizim e sipër. Sipas tij me këtë akt ligjor do t’i jepet fund monopolit me tekste shkollore. Këto komente ai i ka bërë gjatë raportimit Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të Auditimit për Raportin Financiar të Fondit të Bashkuar për Sektorin e Arsimit për periudhën Janar-Mars 2016 si dhe shqyrtimin e Raportit të Auditimit, Procesi i Rishikimit të Teksteve Shkollore. “Ideja është që Qeveria ta krijoj një shtypshkronjë për të gjitha nevojat dhe kjo është praktikë edhe tek vendet perëndimore. Dhe kjo do të reduktonte shpenzimet qeveritare. Ne si ministri do të tentojmë ti shkurtojmë tekstet në 200 faqe”, ka thënë ministri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …