leoni

Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Kosova ndodhet në një fazë që i duhet si asnjëherë më parë ta mbrojë historinë e saj

Juristi i shquar, profesor doktor, Arsim Bajrami ka deklaruar se Kosova është në një fazë që i duhet si asnjëherë më parë ta mbrojë historinë e saj. Duke folur për zhvillimet në Gjykatën e Hagës ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ka saktësuar se mbajtja e tyre atje, është e padrejtë. Akademiku, Arsim Bajrami ka paralajmëruar se së shpejti në Prishtinë, do të promovohet libri i tij studimor “GJENOCIDI I SERBISË NË KOSOVË- aspekte juridike“ që ofron fakte bindëse se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. “Ky libër studimor në fokusin qendror e ka argumentimin juridik të kryerjes së gjenocidit nga ana e shtetit të Serbisë kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Një synim tjetër i këtij studimi është tregimi i të vërtetës mbi luftës e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së në Kosovë, duke provuar juridikisht kryerjen e gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës, me qëllim të parandalimit të tendencave ndërkombetare për mohimin dhe relativizimin e këtij gjenocidi” ka deklaruar juristi i shquar, akademiku, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës

Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …